KreuCelebrity

Saimir Kodra me familjen le Tiranën e nxehtë, zgjedh fshatin e njohur turistik për relaks

Në vapën zhuritëse të Tiranës këto ditë korriku, secili prej nesh numëron orët e ditët derisa të vijnë të bekuarat pushime. Disa ditë relaksi apo qoftë edhe një fundjavë larg zhurmës e temperaturave të larta të kryeqytetit do t’i bënte mirë kujtdo!

Në fakt duket se kështu ka menduar edhe moderatori i emisionit “Stop”. Saimir Kodra sëbashku me bashkëshorten Adën dhe djalin Aleksandër, kanë lënë për ca ditë Tiranën dhe ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve që sezonin e nxehtë rendin drejt detit, familja simpatike ka zgjedhur fshatin.

E pikërisht një prej destinacioneve që preferohet më së shumti në dimër, Dardhën. Biondja simpatike, Ada ka postuar një foto në llogarinë e saj në instagram, në të cilën duket së bashku me Saimirin, ku me siguri kanë qenë duke bërë shëtitjen e mëngjesit, për të ngopur mushkëritë me ajrin e pastër që të fal mali.

Me gotën e kafes në dorë, çifti simpatik ka fiksuar këtë moment në foton, ku të dyve u lexohet freskia dhe relaksi në fytyrë. Me shumë mundësi për moderatorin dhe familjen e tij, disa ditë në ajrin e pastër dhe në qetësinë e fshatit të bukur do të shërbente fare mirë për të karikuar bateritë, për të rendur më tej drejt Dhërmiut, vend ky që Saimiri nuk e tradhëton asnjëherë gjatë verës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF