KreuCelebrity

Babi Besi bën shopping për gocën

Çifti aq i dashuri për publikun shqiptar Besi Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj po numërojnë ditët për të marrë në krahë të voglën e tyre.

Që Xhensila tashmë e ka bërë gati dhomën e bebit, atë e pamë dhe zgjedhja ishte perfekte. Tamam si në përralla muret e dhomës janë mbushur me lule plot ngjyra të ëmbla.

Por dhe babi Besi nuk po qëndron duarkryq. Ka nisur të bëjë shopping për vajzën e tij. Besi është parë në një nga dyqanet e veshjeve për fëmijë në kryeqytet dhe shfaqet si një baba shembullor me ‘pajëzën’ e vajzës në duar. Me siguri prindërit e rinj do kenë qeshur me dashuri teksa kanë palosur rrobat e të voglës së tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF