KreuCelebrity

Fjoralba Ponari tregon të ftuarin më të sikletshëm: “Nuk pushonte së foluri”

Fjoralba Ponari tashmë njihet gjerësisht për të gjithë ata që kanë ndjekur këtë sezon emisionin “Procesi Sportiv”, ku bukuroshja ka prezantuar për një sezon në krah të Edi Manushit.


Këtë herë Fjoralba vjen si e ftuar dhe jo si mikpritëse. Kanë qenë pyetjet e Donjës në “Thuaje me Pepsi” që e kanë bërë atë të tregojë një nga situatat më të sikletshme me të ftuarit.


Personazhi më i sikletshëm për prezantuesen ka qenë Laert Vasili që mesa duket nuk dinte të pushonte.
“Laert Vasili. Ishte java ime e parë dhe isha në siklet edhe për problematikat e mia. Ai ishte i gatshëm për të folur dhe për të bërë lajm dhe kur ja heq fjalën 1 herë, 2 herë, 3 herë duhet të kesh një farë elegance për të ndaluar” , – thotë ajo me doza humori.
Ajo nuk u ndal më tej, por u mjaftua me kaq për të treguar përshtypjet e saj dhe mesa duket ai çast i ka ngelur në mendje si vërtetë i sikletshëm përderisa ende nuk e ka harruar!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF