KreuCelebrity

Dietologia Blerina Bombaj irriton ndjekësit; e akuzojnë për fyerje

Dieotologia Blerina Bombaj gjithnjë aktive në rrjetin e saj social, ka zgjedhur ta shfrytëzojë atë edhe për promovimin e biznesit të saj.

Ky qëllim ka bërë që ajo të zgjedhë të postojë një foto ku ndodhen 4 çifte, ku partnerët meshkuj mbajnë në kurriz partneret femra dhe njëri prej tyre nuk e ka bërë sepse e dashura e tij ka disa kilogram më shumë, Blerina shkruan përbri fotos: “Dikush t’i tregojë kësaj vajzës së mesit që zgjidhja është Blerina Diet. Kush nuk e merr dot me humor këtë status, të kalojë në faqe tjetër për moralin” – ka përfunduar ajo.

Një pjesë e ndjekësve janë pajtuar me idenë e Blerinës së e gjitha është shaka, ama pjesa tjetër është irrituar duke e quajtur këtë një postim diskriminues ndaj pamjes së dikujt, gjë kjo që në fakt është duke u luftuar në masë me fushata të ndryshme sensibilizuese ku njerëzit kudo në botë janë duke u mësuar se gjithëkush ka të drejtën e të jetuarit në mënyrën që dëshiron pa e vrarë shumë mendjen për kornizat që të vendos shoqëria, edhe përse të gjithë pajtohen se një ushqyerje e mirë të bën të jesh më i shëndetshëm.

Debatet kanë vijuar, por Blerina ka këmbëngulur se nuk kishte në mend të ofendonte kënd, ka qenë thjesht një shaka.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF