Princesha Charlotte është bërë shpejt një nga pjesëtarët më popullorë të familjes mbretërore.
Ajo është vetëm 3 vjeç por të ardhurat e saj neto arrijnë shifra të jashtëzakonshme. Duket se trevjeçarja nuk adhurohet vetëm nga publiku, ajo po bëhet një ikonë e modës. Daljet e saj publike dhe veshjet nuk janë vetëm aq, kënaqësia që përcjell si imazh, por kanë edhe një ndikim të madh në ekonominë britanike.
Në fakt, sipas një studimi, ndikimi i princeshës Charlotte në ekonomi arrin vlera mbi 1 miliard paund më shumë se vëllai i saj më i madh, Princi George.
Sipas studimit, vlera në neto e katërvjeçarit princit George arrinte në 2.7 miliardë stërlina ndërsa motra e tij më e vogël ka thyer rekord me 3.8 miliardë stërlina.



















