Çfarë po ndodh në Top Channel? Pas një vale largimesh të një sërë emrash, mes tyre edhe drejtuesish, atëherë kur u duk se situata u qetësua, bëhet e ditur për largime të tjera. Dhe këtë radhë figura të njohura të këtij ekrani, as më pak e as më shumë, por vetëm këtë javë nga Top Channel janë larguar 4 spikerat e lajmeve.
Një nga ikonat e lajmeve në televizionin Top Channel ka kërkuar të largohet. Gentjana Popa, prej vitesh në ekranin e Top-it, mesa duket nuk ka arritur të përshtatet me kushtet e reja që iu janë vënë stafit, ajo ka kërkuar të mbyllë kontratën me televizionin e drejtuar nga Ben Blushi.
Një tjetër largim është rapotuar në media ditët e fundit. Spikerja e lajmeve, Juli Kristafi prej disa muajsh moderatore në Pasdite në Top Channel, do të largohet për t’iu bashkuar një tjetër televizioni. Edhe pse ajo vetë ka preferuar mos ta bëjë publik vendimin, ajo de fakto ka firmosur kontratën e re, larg Top-it.
Denisa Pasholli, spikereja simpatike, që e kemi para ta zotërojë lehtësisht studion e lajmeve, me siguri nuk ka marrë vlerësimin e pritur kur u ftua të ishte pjesë e Top Channel, dhe pse ajo spikati me figurën dhe profesionalizmin e saj. Dhe ajo mësohet të ketë dhënë dorëheqjen ditët e fundit.
Të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe Arlind Isai, gazetar terreni në Top Channel, por prej 2 vitesh edhe në studion e lajmeve, tashmë ka dhënë dorëheqjen.
Të gjitha këto largime apo dorëheqje duhet ta kenë një shpjegim; pakënaqësi, mungesë kushtesh apo përplasje, apo ajo çka është më e rëndësishme edhe për karrieristin më të thekur, motivimi dhe vlerësimi i munguar te punonjësit që kanë investuar ndër vite në atë televizon të madh, po e rrënojnë Top Median.