Vajza e madhe e ish-Presidentit Barack Obama nuk ka përjetuar një adoleshencë normale, pasi deri pak kohë më parë jeta e saj kontrollohej në çdo moment, kjo për shkak të detyrës së babait të saj.
Çdo lëvizje e saj duhej të ishte e matur, pasi paparacët ishin thuajse në çdo moment pas saj.
E tani që babai i saj nuk është më personi më i fuqishëm në botë, Malia mund të dalë hapur me të dashurin e saj për dore. E nuk ka më mirë sesa një fundjavë në Paris. Të rinjtë duken krejt të shkujdesur teksa ecin në krahët e njëri tjetrit. Pavarësisht se sot ajo është thjesht si të gjithë bashkëmoshataret e saj, kurioziteti rreth jetës private nuk është zbehur aspak.