KreuCelebrity

Big Mama nuk ngopet me operacione plastike, tregon planin e rradhës!

Të shumta janë këngëtaret e showbizit, të cila kanë bërë ndërhyrje në fytyrë dhe trup, por pjesa më e madhe nuk e ka pranuar asnjëherë që ka bërë dicka të tillë. Ka edhe nga ato, të cilat i pranojnë të gjitha ndërhyrjet e tyre dhe madje tregojnë edhe çdo bëjnë në të ardhmen.

Bëhet fjalë për këngëtaren Big Mama. Ka qenë vetë ajo që ka pranuar përpara disa vitesh një ndërhyrje kirurgjikale për të larguar kilogramët e tepërt, ndërhyrje e cila e ka bërë të duket një mrekulli! Mesa duket ajo nuk do të ndalojë me kaq! Big Mama konfirmon që do të bëjë edhe dy ndërhyrje të tjera, një në hundë dhe një në gjoks.

Për sa i përket hundës ajo dëshiron që të ketë hundë më të theksuar dhe dëshiron që gjoksi i saj të mos duket i varur prandaj ka zgjedhur të bëjë edhe këtë ndërhyrje.
Përsa i përket kohës kur do të ndodhin ndërhyrjet estetike ajo thotë që me mbarimin e koncerteve përgjatë verës ajo do të ketë edhe pamjen e saj të re!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF