KreuCelebrity

Niseni ditën bukur me këto foto të adhurueshme të vajzës së Khloe Kardashian

Bebi True tani është 3 muajshe, ndaj dhe mami mendoi që për herë të parë të postojë foto të qarta të së bijës. Khloe Kardashian deri më tani nuk kishte postuar asnjë foto të portretit të qartë të vogëlushes, pasi ato pak foto që ajo ka publikuar kanë qenë gjithmonë me filtra duke mos u dalluar mirë portreti i ëmbël i True.

Por duket se Khloe iu dorëzua tundimit dhe ndau me botën të ëmblën e saj e cila ka hyrë në muajin e katërt të jetës. E veshur e gjitha me të bardha, e vogla duket si një ëngjëll, duke na bërë që edhe ne të marrim pak pozitivitet nga portreti i paqtë edhe i adhurueshëm i së voglës.

 

Khloe u bë nënë më 12 prill, kur sëbashku me partnerin e saj Tristan mirëpritën bebin True Thompson.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF