KreuCelebrity

Pas muajit të mjaltit, Afërdita Dreshaj i rikthehet pasarelave!

Ajo kurorëzoi historinë e dashurisë me partnerin e saj disa ditë më parë. Nëpërmet një ceremonie madhështore në Miami, Aferdita Dreshaj dhe Jakub Kindi i thanë Po njëri tjetrit para dhjetrave të fturave dhe para Zotit.

Menjëherë pas ceremonisë çifti i sapomartuar u nisën për muaj mjalti në një prej plazheve më luksozë në South Beach në Miami. Modelja shqiptare ka ndarë për ndjekësit e saj në instagram herë pas here foto nga pushimet përrallore.

Por duket se kaq ka qenë qejfi për Afëditën sepse menjëherë pas përfundimit të muajit të mjaltit ajo i është kthyer realitetit, nëpërmjet punës, pra modelingut. Modelja bukuroshe ka sfiluar për një fushatë shumë të rëndësishme të rrobave të banjës, dhe duket mrekullisht bukur.

 

Martesa duket se i ka dhënë Afërditës një nur me të vërtetë të bukur!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF