Reperi i njohur kosovar, Getoar Selimi, mbrëmjen e së shtunës kishte njoftuar se do të kishte një koncert në Gjakovë.
Ndërsa të gjithë prisnin lajmet për eventin e tij, Getoari ka publikuar në instastory-n e tij një video në kohë reale, teksa dukej që shoqërohej nga policia. Fillimisht duke parë videon mund të mendonim se reperi ishte futur në telashe, por në të vërtetë nuk ishte ashtu. Policia po e shoqëronte për në koncert, pasi reperi ishte vonuar, dhe policia po jepte kontributin e saj në këtë rast “artistik”.
Siç u sqarua më pas Ghetto Geasy ishte bërë vonë për në koncert dhe vetë efektivët e kanë shoqëruar për të kontrolluar trafikun dhe për t’i liruar atij rrugën.
Bravo Getoar, mesa duket qënke jo pak i rëndësishëm, madje me shokë shumë edhe në shtet!













Zana Krasniqi në pritje të ëmbël!

“Duamë”, Eli Fara vjen me ritme romane


Meghan Markle: Më mungon aktrimi



