KreuCelebrity

Edi Manushi largohet nga “Proçesi Sportiv”

Emisioni i sportit ne Top Channel identifikohet me emrin e tij. Por duket se  “Proçesi Sportiv”, nuk do të ketë më ‘të zot shtëpie’ Edi Manushin. Pas 10 vitesh në moderimin e këtij programi, Manushi ka deklaruar se mbrëmë ishte hera e fundit që e shihnim në programin e sportit.

Këtë të dielë me mbylljen e kampionatit botëror të futbollit ishte dhe puntata e fundit e “Proçesit”, për këtë sezon. Në këndin e intervistës që moderatorja Fjoralba u ka bërë përgjatë gjithë muajit personazheve të njohur nga një pyetësor të shkurtër, kësaj here përballë Fjoralbës ishte partneri i saj Edi Manushi. Ajo e ka pyetur Manushin nëse do të vazhdojë me këtë program, por përgjigja e tij ishte e papritur për të gjithë. “Mirë bëre që më pyet për këtë. Nuk do të jem më, mendoj se duhet t’i lë rrugë të rinjve. 10 vjet janë shumë”, tha Manushi.

Mesa duket vala e ndryshimeve që po ndodh këtë periudhë në Top Channel ka prekur edhe “Proçesin Sportiv”. Ndërkohë moderatori i njohur nuk ka zbuluar ku do ta shohim sërish, apo nëse do të largohet përfundimisht nga ekrani.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF