Meryl Streep duket e mrekullueshme gjatë premierës së Mamma Mia Here we go Again në Londër pasi zërat qarkullonin se Meryl Streep nuk do të merrte pjesë në premierën e Mamma Mia në Londër por 69-vjeçarja bëri një paraqitje surprizë dhe dukej fantastike veshur me një fustan blu me bel të lartë që i nxirrte në pah figurën e saj.
Fituesja e çmimit Oscar që luan rolin e Donës në të dy filmat, u shfaq e vetme në premierë ndërsa pozonte e qeshur për kamerat dhe përshëndeste fansat e saj.
Pas një puthjeje të ndarë me 72 vjeçaren Cher, ajo bëri të mundur që të dallohej mes turmës falë vathëve të mëdhenj rrumbullak dhe çantës së shndritshme ngjyrë portokalli. Për të kompletuar pamjen e saj, kishte vendosur një palë syze të zeza për tu mbrojtuar nga dielli ndërsa flokët e saj të mrekullueshëm bjond ishin hedhur prapa kurrizit.
Pavarësisht se kanë kaluar 10 vjet që nga xhirimi I filmit të parë, filmi i dytë zë vend 5 vjet pas të parit dhe kthehet pas në kohë për të treguar rininë e Donës. Filmi është xhiruar në ishujt Grekë dhe premiera e tij do të mbahet në Londër pikërisht në 10 vjetorin e filmit të parë më 20 Korrik 2018.