KreuCelebrity

Plot tule dhe plot nur, super seksi si Ashley Graham në plazh

Nuk besoj se ka ndonjë femër që në mendjen e saj mos të vërshojnë 100 teori e dieta për t’u dukur në formë perfekte fizike, si të jetë e vetmja mundësi në këtë botë për t’u dukur bukur e për të qenë mirë me veten. Këtë të fundit na e rrëzon më mirë se pak kush, modelja bukuroshe Ashley Graham.

Po, po pikërisht me këtë teori në mendjen e saj, Ashley Graham është bërë një nga modelet më të famshme të idustrisë së modës, vetëm për shkak të formave të saj të bëshme.

Dhe ja tek e shohim teksa ekspozon me krenari trupin e saj në shullin grek të Mykonos. E veshur me bikini të bardha, Ashley vuri në pah format e saj dhe dukej shumë tërheqëse.

Bukuroshja 30-vjeçare shihet duke shijuar rrezet e diellit në plazh nën shoqërinë e miqve të saj dhe rrezaton e tëra.

Thjesht duhet të dimë të mësojmë te jëmi të lumtur me ato përmasa që kemi!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF