Në intervistën e saj për prestigjozen GQ, Kylie Jenner ka dhënë një intervistë ku ndër të tjera ka folur për marrëdhënien e saj me meshkujt, me partnerin e saj Travis Scott dhe gjithçka tjetër.
Pyetja më pikante për Jenner ishte kur ajo u pyet nëse ajo ose motrat e saj i shkatërrojnë burrat në jetën e tyre dhe Jenner mesa duket di t’i vendosi pikat mbi “i”: “ Ata vijnë dhe nuk e përballojnë dot stilin tonë të jetesës. Unë e di që këto histori nuk do të kenë asnjë rëndësi kështu që s’kanë pse të na ndikojnë në asnjë mënyrë. Nuk është çështja vetëm tek meshkujt, ka të bëjë me shokët, me njërëz të ndryshëm që vijnë në jetën tonë dhe nuk munden ta përballojnë. Ka shumë njerëz që na duan, por ka dhe shumë të tjerë të cilët nuk na pëlqejnë”.
E pyetur edhe për marrëdhënien e saj me Scott ajo tregon që ka vendosur t’i mbaj gjërat larg syrit të publikut sepse për të është shumë e rëndësishme privatësia dhe sepse Scott është shumë diskret dhe nuk i pëlqen t’i bëj gjërat publike!
Kylie Jenner dhe partneri i saj Travis Scott do të jenë në kopertinën e revistës së njohur GQ për muajin gusht. Kjo është dalja e tyre e parë në kopertinën e një reviste kaq të madhe.