KreuCelebrity

Këngëtari i famshëm rrëzohet në skenë; faji i alkoolit!

Blake Shelton pa diskutim është një prej  yjeve të muzikës, por koncerti i fundit nuk ka qenë më i këndshmi i tij. Gjatë një performance në skenë, këngëtari i hitit “Came here to forget” është rrëzuar para mijëra spektatorëve.

Nuk dihet ende arsyeja e vërtetë, por duket se nuk e kanë mbajtur këmbët dhe ka rënë në tokë. Dhe në fakt ka qenë vetë artisti që me anë të një postimi në Twitter ka zbuluar se fajin e kishte alkooli dhe e shoqëroi me batuta.

“Ah po, pata pirë goxha shumë. Pit Bull, ta vë fajin ty sepse doja të konkurroja me koncertet e tua”, shrkuajti Blake. Ndërkohë Blake Shelton u ka bërë thirrje fansave që kanë videot, t’ia dërgojnë atij, dua t’i shoh ato, ka shkruar ai ne rrjetin social.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF