Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe njihet jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për dedikimiet e saj të ndjera për personat e zemrës. Këtë herë ka qenë një dedikim i veçantë për motrën e saj, Blertën me rastin e ditëlindjes së saj.
Këngëtarja ka folur shpesh për marrëdhënien e ngushtë që kanë të dyja me njëra- tjetrën. Motra e saj jeton në New York dhe kjo mesa duket e ka përmalluar shumë Aurelën dhe e ka bërë të shkruajë fjalë zemre.
Në postimin e saj në Instagram, bashkangjitur fotos së saj me të motrën Aurela ka shkruar: “E falenderoj Zotin që të solli në jetën time si dhuratë shumë të çmuar. Nuk doja të bëja hartime këtu në rrjetet sociale, por sot ti ke ditëlindjen e je kaq larg me kilometra e motra s’të përqafon do .
Dua ta dinë të gjithë se ndihem me fat që kam një motër si ty.
Gëzuar motra ime, pusha ime (dikur mendoja se ishe edhe bebja ime, sepse ashtu sillesha me ty, sikur isha mami, duke të mbrojtur edhe kur s’ishte nevoja). Sot ti s’ke më nevojë për mbrojtje, sepse u rrite e punon shumë për të arritur qëllimet e tua e mua, paçka se s’ta them shpesh më behet zemra mal. Më bën të ndjej krenari. Edhe pse je larg, dashuria ime vjen atje ku je ti me energji, jo se jam magjistare, por kështu janë motrat për njëra- tjetrën gjithmonë aty, shpirtërisht. Edhe 100 Blerta ime!” – përfundon këngëtarja.
Në statusin e këngëtarës kanë komentuar shumë miq, kolegë dhe dashamirës të cilët kanë shprehur urimet e tyre më rastin e ditëlindjes së motrës së saj.