Moderatorja Jonida Shehu tashmë mama e një vajze me bashkëshortin e saj, skenografin e njohur Albi Çifligu, në përgjithësi është e tërhequr sa i përket jetës së saj private. Por tundimit për të ndarë me ne imazhet e vogëlushes të saj teksa kthen një gotë të vockël me lëng rrushi nuk i ka shpëtuar dot.
Dhe në fakt ka bërë aq mirë sepse na kënaqi. Kristali i vogël tamam si një zonjushë e vërtetë respekton edhe miqtë e prindërve të saj duke trokitur gotën për ta kthyer menjëherë më pas, duke përfaqësuar denjësisht traditat shqiptare.



















