Rita Ora kishte zgjedhur një palë rrobebanjo të vogla ngjyrë floriri për të marrë ca rreze në buzë të pishinës dhe fotoja e postuar në Instagram, tërhoqi menjëherë vëmendje.
27-vjeçarja pushton gjithmonë një vend në lajmet rozë sa herë ekspozon fizikun e saj të admirueshëm. Por ndërkohë, edhe na jep një të dhënë se sa qenkan në modë sivjet rrobebanjot me shkëlqim “metalik”. Përpara kësaj, 13.6 milionë fansave të saj, Rita u kishte ofruar dhe një foto tjetër shumë seksi, shoqëruar ëmbëlsisht me një puthje!
Ajo dukej super në formë me tutat e zeza sportive të puthitura pas trupit, të kombinuara me një buzëkuq të fortë, ndërsa ishte e pamundur të mos vihej re tonfikimi i ndjeshëm i krahëve dhe këmbëve! Hiti i saj i verës ‘Girls’ po ecën shumë mirë dhe tani që e ka vënë punën përpara, Rita po relaksohet, përse jo.



















