Ylli portugez ka vendosur të pushojë në një resort luksoz në Greqi përpara se të shkoj në Itali për të filluar stërvitjen për Juventus.
Ai për disa ditë ka pushuar në “Costa Navarino” në zonën e Peloponezit dhe ka mbetur i mahnitur nga shërbimi që ka gjetur në këtë resort, madje ka arritur deri aty s aka lënë një bakshish marramendës prej 25000 dollarësh!
I gjithë stafi i hotelit ka qenë totalisht i përqendruar që t’i ofrojë atij dhe të afërme të tij qendrimin më të mirë të mundshëm duke bërë të mundur edhe mbrojtjen e tij nga paparacët.
Të gjitha këto i kanë bërë përshtypje Ronaldos, i cili ka vendosur të lërë shumën e majme të parave për stafin e hotelit dhe ka lënë porosi të veçantë që kjo shumë të shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë ata që kanë qenë në shërbim të tij!
Lum stafi ç’fat pati!