Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku janë miq që prej kohës që të dy ishin pjesë e Portokallisë. Mesa duket paçka rrugëve të ndryshme që morën në karrierë ata vazhdojnë të jenë miq të mirë dhe të kenë një marrëdhënie plot me doza humori.
Këtë herë dy humoristët kanë nisur një “sherr” në Instagram kur përpiqen të nxjerrin të palarat e njëri- tjetrit!
Gjithçka ka nisur me faktin që Ermali ka ndjekur koncertin e Beyonce dhe nga aty ka marr shkas Besi ta vëri në lojë.
“Disa shkojn deri n’Fronc per Beyoncen, kurse ca te tjerve i vjen Rihanna vete per foto. Hehehehe. Villageman for life. – thotë Besi në një foto ku ai ka vendosur fytyrën e tij me fotoshop.
Ermali ka vënë një foto që supozohet të jetë e tij dhe e Beyonce dhe nga këtu ka marr shkas Besi për të nisur këtë “sherr” që ka argëtuar pa fund fansat!
Me tej vazhdon Besi me atë që supozohet të jetë fotoja e vërtetë dhe në këtë mënyrë ia çorri maskën Ermalit.
Presim replikën e Ermalit dhe me këto ritme fansat për ca kohë do të kenë me çfarë të argëtohen!