KreuCelebrity

Aksesorin e kësaj vere, jua rrëfejnë të famshmet shqiptare!

Me ardhjen e verës përdorimi i kapeles bëhet e domodoshme. Nëse në dimër ky aksesor përdoret më së shumti për efekt mode, në stinën e nxehtë kapelja ka edhe një tjetër funksion (që për hir të së vërtetës duhet të jetë parësor), mbrojtjen nga rrezet e rrezikshme të diellit.

Temperaturat e larta kanë bërë këto ditë që të gjithë të mësyjnë drejt detit, malit, apo kudo ku secili mund të freskohet. E sigurisht aksesorin e domodoshëm nuk e kanë harruar. Mesa duket kjo verë ka si trend kapelet e vogla prej kashte, të paktën vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar e kanë përqafuar pothuajse të gjitha këtë trend.

Ndaj nëse ju ende nuk e keni vendosur se çfarë kapelje do të mbani në ditët tuaja të pushimeve, hidhini një sy fotove të mëposhtme dhe ndihuni fashion dhe të mbrojtura me kapelen e momentit.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF