KreuBusull

Zjarri shkakton tragjedi në Athinë! Raportohen 54 të vdekur

Periferia e Athinës është përfshirë nga zjarret pasditen e së hënës duke shkaktuar 50 të vdekur si dhe dëme të shumta materiale.

Për fat të keq mendohet se numri i viktimave të jetë edhe më i madh, pasi Kryebashkiaku i Atikas, rrethinës ku ra zjarri, është shprehur se numri i personave që kanë humbur jetën mund të jetë edhe me tre shifra, pasi shumë prej tyre mund të jenë mbytur në det, teksa janë përpjekur për t’i shpëtuar flakëve të zjarrit.

Ndërkohë në një restorant në Mati të Atikës janë gjetur trupat e 26 viktimave ndër ta edhe fëmijë. Ambulancat vijojnë të çojnë të plagosurit nëpër spitalet e Athinës, ku ndër ta ka edhe persoja që janë në gjendje kritike për jetën, duke bërë që numri i viktimave të rritet nga momenti në moment.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF