KreuBusull

Horoskopi i ditës 17 korrik 2018

Dashi

Nuk ka asgjë të keqe të kerkoni më tepër nga një marrëveshje apo edhe nga një flirt i ri. Por mos ngatërroni kërkesën me pretendimin.

Demi

Keni lejuar që personat pranë jush t’ju karikojnë me energji negative dhe kjo ditë nuk do të jetë aq e mirë dhe e gëzueshme sa zakonisht.

Binjakët

Nuk po gjeni vetveten në një ambjent të ri dhe kjo gjë do të ndikojë të mbylleni dhe të mos komunikoni shumë me të tjerët.

Gaforrja

Doni të jeni ju të paret në komunikime dhe zgjidhje të rëndësishme ne ambjentin e punës dhe për këtë arsye shumë herë ekzagjeroni.

Luani

Ka gjithmonë të papritura në rrugën që përshkoni. Mos jini të sigurt për gjëra që nuk janë në dorën tuaj. Jepini zgjidhje disa problemeve që do t’ju dalin.

Virgjëresha

Do t’ju duhet të shpjegoheni për disa situata që tek të tjerët kanë lënë shije të keqe sidomos tek ata që ju kanë më për zemër.

Peshorja

Do të hasni në disa pengesa që do t’ju prishin humorin sot. Mund t’i flisni me një ton të ashpër personave që nuk e meritojnë.

Akrepi

Ajo që po ndodh rreth jush vjen si pasojë e veprimeve të njëpasnjëshme që keni marrë. Nëse nuk do t’ju pëlqejë duhet të shikoni opsione të reja.

Shigjetari

Nuk po arrini të kuptoni sjelljen e disa personave karshi jush. Kjo ju ka futur në një pasiguri që po ju shqetëson disi sot.

Bricjapi

Duhet t’i jepni më shumë kohë në dispozicion partnerit të shpjegojë një situatë që është keqkuptuar nga të dy palët.

Ujori

Sot keni nevojë te çliroheni nga stresi i ditës dhe po kërkoni alternativa të reja për t’u kënaqur. Do të jeni në kërkim të një flirti të momentit.

Peshqit

Po mendoni ndryshime radikale në të ardhmen. Kjo nuk përfshin persona që ju kanë mbështetur këtë  periudhë dhe që do të ndihen keq.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF