KreuBusull

Horoskopi i ditës 18 korrik

Dashi

Sot nuk po ju pëlqen fare dita si nga ana personale dhe profesionale. E vetmja gjë që ju tërheq janë natyra dhe miqtë e mirë.

Demi

Do të zhgënjeheni nga rezultati final i një projekti, tek i cili kishit besuar shumë. Debate brenda mureve të shtëpisë për cështje financiare.

Binjakët

Komunikimi dhe kontaktet me miq të afërt e të largët sot do të jenë pjesë e ditës suaj. Një ftesë për të kaluar disa ditë larg familjes.

Gaforrja

Rrjedha e ditës do t’ju përfshijë dhe do të harroni një takim që e kishit planifikuar prej kohësh. Mund t’ju prishë punë në të ardhmen.

Luani

Në një debat idesh ndërmjet jush dhe partnerit, falë argumenteve do të dalë që partneri ka të drejtë. Mundohuni ta pranoni këtë gjë.

Virgjëresha

Entuziastë dhe mjaft disponibël me të tjeret, sot do të tërhiqni vëmendjen e dikujt që do të jetë një histori e rëndësishme në të ardhmen.

Peshorja

Dita do të shoqërohet me humor dhe argëtim në familje dhe me miqtë. Një surprizë gjatë mbrëmjes do t’ju gjejë totalisht të papërgatitur.

Akrepi

Ditë jo shumë e qetë kjo e sotmja dhe mjaft situata që nuk ju pëlqejnë. Do të dini si t’i zgjidhni por gjithsesi do t’ju lënë shije të keqe.

Shigjetari

Një mesazh interesant sot do t’ju lumturojë. Më në fund personi që ju pëlqeni po i përgjigjet ndjenjës tuaj. Kjo gjë ju bën më të ndjeshëm.

Bricjapi

Jeni fokusuar te shpenzimet sot dhe doni të tregoheni sa me kursimtarë. Nëse planifikoni blerjet tuaja do t’ja dilni të kurseni.

Ujori

Nuk jeni shumë miq me planetët këtë periudhë. Ju kanë zgjuar pasigurinë dhe shikoni kundërshtarë edhe aty ku ata nuk ekzistojnë.

Peshqit

Edhe pse po tentoni të qartësoni idete tuaja, sot do të gjendeni të përfshirë nga aventurat dhe pasioni pa ndarë se nga kush anë do qëndroni.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF