Me sytë e qeshur, buzëqeshjen mahnitëse dhe rolet protagonist në filma të mirënjohur si “Breakfast at Tiffany’s” Audrey Hepburn mbetet ende një nga yjet më të mëdhenj e të mirënjohur të kinematografisë botërore edhe 23 vjet pas vdekjes. Sigurisht që ajo s’ka qenë gjithnjë e famshme, pasi famën globale e mori në moshën 24 vjeçare kur luajti në rolin protagonist të filmit ‘Roman Holiday.’
Këto foto të rralla dhe të mrekullueshmë tregojnë Hepburn tre vjet para se të fitonte famën e saj. Këto foto janë shkrepur në 1950-ën nga fotografi i Picture Post Magazine Burt Hardy kohë kur Audrey punonte ende si një pjestare kori në produksionin Sauce Piquante në Londër. Hardy i bëri këto foto në Kopështet Keë në Londër dhe në parkun Richmond për një temë të quajtur “A girl to look for Spring” (Një vajzë në kërkim të pranverës).Këto imazhe zbulojnë se edhe në një moshë shuëm të re Hepburn i ka patur gjithnjë cilësitë për të qenë një yll kinemaje, falë pamjes joshëse dhe personalitet të saj prej kokete.
Burimi/Dailymail