Ajola Xoxa nuk është tërhequr asnjë moment nga puna e saj pavarësisht shtatzënisë apo orarit. Ajo së fundmi po zhvillon pasionin e saj si regjisore ne disa klipe muzikore dhe më i fundit ka qenë ai i reperit Noizy në bashkëpunim me Ghali, klip i cili është publikuar dje.
Tashmë që gjithçka ka përfunduar, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka treguar se puna për klipin ka zgjatur deri në orët e vona por ndonëse ora shënonte 3 e mëngjesit dhe Ajola është në pritje të ëmbël nuk është tërhequr nga detyra e saj por i ka qendruar asaj në kokë orar pa orar.
Ajola Xoxa e cila ndonëse është diplomuar në Francë për drejtësi dhe ushtron profesionin e saj pranë një zyre juridike në Tiranë i ka dhënë jetë edhe pasionit të saj si regjisore.






16 kunetërit e famshëm të showbiz-it shqiptar


Si të ushqehemi sipas nevojave të trupit tonë!











