DASHI
Sot do të ndjeheni veçanërisht të lodhur e të stresuar. Bëni mirë të planifikoni pushimet dimërore për të qëndruar një periudhë kohe larg stresit te punës.
DEMI
Në punë janë duke mbërritur lajme të mira. Projekti për të cilin keni investuar shumë lodhje dhe forca është duke u aprovuar. Kjo do të shtojë së tepërmi entuziazmin tuaj.
BINJAKET
Gjithçka shkon mirë falë atmosferës bashkëpunuese që keni në punë. Do të mbaroni gjithçka mirë, përpara afatit dhe harrojini për pak kohë “detyrave” duke shijuar disa ditë me partnerin.
GAFORRJA
Do të keni një harmoni perfekte në jetën tuaj në çift dhe gëzoni deri në fund momentet që po kaloni. Në punë do t’ju shfaqen disa probleme të vogla, por shumë shpejt do të marrin zgjidhje dhe ato.
LUANI
Partneri do të jetë i gatshëm t’ju ofrojë ndihmën e tij në çdo moment që do të keni nevojë. Ndonjë debat i vogël në familje sot nuk do të ketë fare rëndësi. Tregohuni indiferentë me ata persona që nuk i keni qejf.
VIRGJERESHA
Shumë prej jush mund të shpërblehen sot për punën e kryer. Së shpejti priten për ju lajme të mira në fushën sentimentale.
PESHORJA
Në disa momente të ditës nervozizmi do t’ju bëjë të hutuar dhe sipërfaqësore. Mos nxitoni kaq shumë por kushtojini pak kohë vetes tuaj. Do t’ju ndihmojë shumë në një raport me të tjerët.
AKREPI
Do të jetë një ditë interesante dhe me program të ndryshueshëm. Do të udhëhiqeni nga kurioziteti dhe me personin që doni do të jeni të apasionuar pas gjërave.
SHIGJETARI
Ditë e shkëlqyer, përveçse do të përmirësoni marrëdhëniet personale do të jeni në gjendje të programoni më mirë punën. Do të jeni gjatë gjithë ditës në harmoni me partnerin
BRICJAPI
Qetësi dhe luhatje të humorit ju presin sepse çdo gjë do të varet nga kapriçot e rasteve që do ju paraqiten. Hëna dhe Yjet do të jenë shoqëruesit tuaj sot.
UJORI
Kini kujdes në mënyrë të veçantë të mos nënvlerësoni gjërat me të cilat do të përballeni si në shtëpi ashtu edhe në punë, sepse mund të dilni humbës në çdo drejtim.
PESHQIT
Probleme në zyrë dhe do ju takojë ju që të gjeni një zgjidhje. Edhe pse do të mundoheni të tregoheni një figurë autoritare nuk do t’ia arrini qëllimit sepse nuk jeni të tillë.
/Panorama

Horoskopi ditor 5 Tetor 2018



Horoskopi ditor

Horoskopi ditor

Horoskopi i dites, 3 shtator 2018

Horoskopi i ditës 2 Shtator 2018

Horoskopi ditor 20 Gusht 2018


Horoskopi ditor 3 gusht 2018




Horoskopi ditor 29 korrik 2018

Horoskopi ditor 27 korrik 2018


Horoskopi ditor 24 korrik 2018

Hosokopi ditor 23 korrik 2018

Horoskopi ditor, 9 korrik 2018
