Jemi futur në muajin e shenjës së Luanit që nga data 23 korrik e deri më 22 gusht. Për 4 javët në vazhdim bota është një pasarelë e luanëve kudo në botë.
Nga 26 korriku deri në 19 gusht planeti i Mërkurit do të tërhiqet nga shenja e Luanit dhe kjo do të sjellë keqkuptime dhe drama në shenjën e Luanit. Përmes këtyre tre javëve ndiqni këshillën e Coco Chanel e cila i përkiste kësaj shenje dhe ju fashionistë hiqni një aksesor që ju duket i tepërt kur dilni nga shtëpia. Mos qëndroni për një kohë të gjatë kur jeni diku për vizitë. Një Luan e di se kur duhet të hyjë dhe se kur duhet të dalë. Përsa i përket romancës dihet tashmë që Luanët njihen për romanticitetin, por duhet të bëni kujdes që të mos digjeni, ose të digjni dikë në dashuri.
Do të ndodhin dy eklipse gjatë muajit të luanit.
Eklipset zbulojnë hijet; falë tyre ne shohim më qartë gjëra që nuk i shihnim dot më parë. Eklipsi i Ujorit që do të ndodhë më 27 korrik mund të zbulojë miq të rinj të mrekullueshëm ndërsa eklipsi i luanit mund të jetë një shkëndijë e romanticitetit.
Mos u zvarrisni! Eklipsi nuk zgjat për shumë kohë prandaj duhet të veproni shpejt. Ata që i kanë rezistuar një ndryshimi të vonuar bëhuni gati. Situatat mund të ‘eklipsohen’ jashtë jetës tuaj dhe në disa raste jashtë dëshirës tuaj. Besoni se këto humbje të nevojshme janë në interesin tuaj më të mirë.
Do të kalojmë përmes portës së luanit. 8 gushti njihet si Porta e Luanit, një datë e cila përkon me renditjen në vijë të drejtë të tokës me qendrën e galaksisë dhe Siriusin. Numerologjistja Felicia Bender shpjegon se teta është numri i pafundësisë dhe kur e sheh të ofron sfida dhe mundësi të reja në fushën e fuqizimit personal.

Horoskopi ditor 24 korrik 2018

Hosokopi ditor 23 korrik 2018

Horoskopi ditor, 9 korrik 2018




Horoskopi ditor , 13 qershor 2018

Horoskopi ditor 12 qershor 2018



Horoskopi ditor, 8 qershor 2018

Horoskopi ditor 7 qershor 2018

Horoskopi, 6 qershor 2018

Horoskopi 5 Qershor 2018


Horoskopi i datës 2 qershor 2018


Horoskopi ditor, e enjte 31 maj 2018

