Ekzistojnë disa persona të cilët kanë lindur me genin për të dominuar në çdo fushë, por veçanërisht kur bëhet fjalë për në shtrat. Ata janë shumë të orientuar në detaje dhe kanë qasje shumë metodike për të bërit dashuri.Gjithmonë kërkojnë që ta kenë ata pushtetin në dorë dhe për këtë arsye në jetën e tyre duhet të lidhen me partnerë që janë të nënshtruar dhe të bindur si natyrë.
Në rastet kur në dhomën e gjymit takohen dy njerëz që janë dominues në karakter ata kanë një konfrontim të madh mes tyre dhe është shumë e vështirë që të gjejnë një ekuilibër.
Shenjat të cilat njihen si më dominueset në shtrat janë:
Dashi
Personat që i përkasin shenjës së dashit dihet që janë mjaft konkurrues. Ata gjithmonë përpiqen t’i bëjnë gjërat shpejt dhe janë lehtësisht të joshur nga sfidat. Ky lloj i personalitetit lëviz edhe në dhomën e gjumit. Ata pëlqejnë të jenë agresivë dhe madje mund të bëhen pak të dhunshëm. Ata janë gjithashtu të pasionuar për sfidat tepër të vështira fizike në dhomën e gjumit.
Luani
Në jetë, një luan gjithmonë do të jetë një udhëheqës natyror. Gjithmonë përpiqet të menaxhojë grupe të mëdha njerëzish. Ai ka aftësi të mëdha menaxhimi dhe komunikimi. Ai është i sigurt për veten dhe do ta bëjë partnerin e tij të ndihet sikur e di se çfarë po bën. Ata gjithashtu priren të jenë të sinqertë dhe të ndershëm për atë që duan nga një natë pasioni.
Virgjeresha
Virgjëresha është surpriza në këtë listë. Është ajo që nuk do të prisnit kurrë të ishte tek dominuesit seksualisht. Në jetën reale, ajo shihet si mjaft e butë dhe pasive. Por kur ju keni mundësinë të qëndroni me një Virgjëreshë, atëherë do të shihni një anë tjetër të saj. Ajo është shumë bujare dhe gjithmonë sigurohet që t’i japë kënaqësi partnerit të saj.
Akrepi
Akrepi prodhon vetëm pasion dhe emocion. Është ai që ka qëllime shumë specifike dhe është i pamëshirshëm në ndjekjen e tyre. Ai është gjithmonë i gatshëm të japë gjithë veten e tij vetëm për ta bërë përvojën të paharrueshme. Dihet gjithashtu se është mjaft spontan dhe dinak.


Horoskopi ditor , 13 qershor 2018

Horoskopi ditor 12 qershor 2018



Horoskopi ditor, 8 qershor 2018

Horoskopi ditor 7 qershor 2018

Horoskopi, 6 qershor 2018

Horoskopi 5 Qershor 2018


Horoskopi i datës 2 qershor 2018


Horoskopi ditor, e enjte 31 maj 2018




Horoskopi ditor, e hënë 28 maj 2018


