Shenjat zodiake dhe përshkrimi i tyre shpesh ndihmojnë njerëzit të kuptojnë cilësitë pozitive të personalitetit të tyre. Mirëpo duam apo jo, ashtu si cilësitë pozitive, çdo njeri karakterizohet edhe nga cilësitë negative ose pak të mërzitshme për të tjerët. Nëse nuk i dini ende se cilat janë tiparet që mërzisin të tjerët tek ju, atëherë zbulojini ato sipas shenjës tuaj të horoskopit.
Dashi: Impulsiv dhe brutal
Ata janë egoistë, të papjekur, të pavetëdijshëm dhe të tërbuar në ndjekjen e qëllimeve të tyre apo asaj se çfarë duan.
Demi: Materialist
Kjo shenjë është shumë materialiste, kokëfortë, dembele por edhe lakmitarë të pandreqshëm. Një ditë e gëzuar për ta është të rrinë ulur dhe të numërojnë paratë e tyre.
Binjakët: Mendimtarë të cekët
Ato duket sikur gjithmonë kanë diçka të zgjuar për të thënë apo shtuar në një diskutim, por shumë shpejt vërtetojnë të kundërtën. Ato thuajse kanë gjithmonë njohuri sipërfaqësore të gjërave dhe asnjëherë nuk i hyjnë mendimeve të thella e inteligjente.
Gaforrja: Shumë të ndjeshëm
Kjo mund të cilësohet edhe si një karakteristikë e mirë, por mbindjeshmëria e tyre i bën të tjerët të acarohen shpejtë. Në shumë raste të tjerët e kanë të pamundur të tregojnë të vërtetën për shkak të ndjeshmërisë së gaforreve.
Lunai: Krenari e mendjemadhësi e tepruar
Ato janë aq të zënë duke mburrur dhe lavdëruar veten sa është e pamundur për ti dëgjuar të tjerët, qoftë edhe komentet negative të tyre. Luani e rrethon veten me një numër njerëzish që i ofrojnë komplimente të zbrazëta dhe të cekëta.
Virgjëresha: Neurotike
Këto njerëz kanë gjithçka nën kontroll dhe urrejnë spontanitetin. Kur diçka del jashtë rutinës së tyre, ato bëhen vërtet nervoze. Gjithashtu fiksimi i tyre me pastërtinë është vërtet e frikshme.
Peshorja: Hipokrizia
Për shkak të dëshirës së peshoreve për t’u pranuar dhe pëlqyer nga njerëzit i bën ato shpesh hipokrite dhe lajkatare me atë që thonë.
Akrepi: Pervers të vegjël
Kjo është një nga shenjat më seksuale të zodiakut dhe nuk është çudi që çdo gjë ta lidhin me kënaqësinë seksuale. Akrepi ndihet mirë kur fiton pushtet dhe kënaqësi, por nuk është i gatshëm ta ndajë me të tjerët.
Shigjetari: Irritues dhe kërkon patjetër vëmendje
Mos u mashtroni nga dashuria e shigjetarëve për filozofinë dhe spiritualitetin. Në të vërtetë, ata i përdorin këto gjëra për të shmangur realitetin e përditshëm dhe zbrazëtinë e tyre në shpirt.
Bricjapi: Peshkaqenët social
Janë agresiv, të ftohtë si kufoma, të pakujdesshëm dhe nënvlerëson këdo që i del para.
Ujori: Një dele nën veshjen e ujqërve
Këto persona mund të duken interesant dhe origjinal, por në fakt nuk kanë asgjë unike. Është thjesht nevoja e tyre për të provuar se janë ndryshme nga të tjerët.
Peshqit: Sentimentalë që nuk dinë çfarë duan
Këto shenja edhe pse duket se shkojnë mirë me të gjithë, në fakt nuk shkojnë mirë me veten e tyre. Ato nuk dinë çfarë kërkojnë dhe janë të paqartë karshi vetes.



Horoskopi ditor, e hënë 28 maj 2018





Parashikimi i yjeve, 20 maj 2018

Parashikimi i yjeve, 18 maj 2018


Parashikimi i yjeve, 16 maj 2018

Parashikimi i yjeve, 15 maj 2018

Horoskopi 14 Maj 2018



Parashikimi i yjeve, 6 maj 2018

Parashikimi i yjeve, 5 maj 2018


