KreuHoroskop

Parashikimi i yjeve, 5 maj 2018

Dashi

Në gjysmën e parë të ditës do të fokusoheni në punët e përditshme. Do të merreni me detaje të bukura të fakteve si dhe me mekanizma të ndryshëm. Gjatë pasdites gjërat që nuk ju tërhiqnin, do të kërkojnë vëmendjen tuaj dhe do t’iu duken më tërheqëse.

Demi

Ndërmarrjet tuaja aktive mund të shtyhen deri pasdite dhe në mëngjes mund të merreni me diçka më pak stresuese. Edukata, mirësjellja dhe respekti do të marrin sot një rëndësi të veçantë. Mund t’a keni më të vështirë nga sa keni menduar që të ruani rregullat e mirësjelljes.

Binjakët

Gjendja juaj e zymtë dhe shqetësimi lidhur me familjen, mund të bëjë që të humbni kontrollin rreth mesditës. Në mbrëmje do të jeni të sigurtë për të rifituar butësinë dhe atraktivitetin e zakonshëm. Përdoreni atë në avantazhin tuaj. Bisedimet, oraret dhe takimet, duke përfshirë edhe ato personale lërini për pjesën e dytë të ditës.

Gaforrja

Mëngjesi nuk premton ndonjë ndryshim të rëndësishëm dhe ju do të merreni me punët tuaja rutinë. Gjysma e dytë e ditës do të jetë e mbushur me shpërthimet e pasioneve. Emocionet tuaja mund të rezultojnë shkatërruese, si dhe mund të ndikojnë në aktivitetet tuaja.

Luani

Gjatë gjysmës së parë të ditës do të tregoheni të turpshëm dhe të ndrojtur. Kjo nuk është koha më e mirë për veprime të guximshme në asnjë drejtim. Do të jetë e zgjuar prej jush, që të kaloni rutinën e zakonshme dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj apo nevojat parësore tuaja të përditshme.

Virgjëresha

Mos nxitoni që të merreni me iniciativa të reja në mëngjes, por më mirë kontrolloni gjërat me më shumë kujdes, në mënyrë që të përfundoni proceset aktuale. Në gjysmën e dytë të ditës, do të bëheni më të shoqërueshëm. Çështjet materiale do të kërkojnë vëmendje të veçantë.

Peshorja

Në pjesën e parë të ditës mblidhni fuqinë tuaj bashkë. Në gjysmën e dytë të saj, merruni me projektet tuaja personale, por vetëm nëse mendoni se nisma juaj është vërtetë e nevojshme, ose nëse ju duhet ti bindeni vullnetit të dikujt.

Akrepi

Duhet të tregoheni sa më paqësor dhe në këtë mënyrë nuk do të frikësoheni nga disa veprime të paligjshme të partnerit. Kur është fjala për të pretenduar për diçka, është e vështirë të mbështeteni në besnikërinë e tyre sot. Në rast përshkallëzimi të konfliktit, bëni mirë ta shmangeni.

Shigjetari

Gjysma e parë e ditës do t’iu lejojë që të tregoheni të shkathët dhe të vëmëndshëm në çdo detaj. Në qoftë se ndiheni të lodhur, ju duhet të pushoni në mesditë për të rifituar energjitë tuaja. Në gjysmën e dytë të ditës, do të jeni të prirur për të kërkuar gjëra interesante për të ardhmen tuaj.

Bricjapi

Gjatë gjithë ditës do të jeni me objektiv mjaft të orientuar. Vëmendja juaj ndaj detajeve në gjysmën e dytë të ditës, do ti hapë rrugën një përpjekje për të përcaktuar një perspektivë. Çështjet shtëpiake mund të ndërhyjnë në realizimin e planeve tuaja.

Ujori

Gjysma e dytë e ditës është një periudhë e mrekullueshme për ndërveprim me të dashurit tuaj apo me njerëzit të cilët i keni përzemër. Mosmarrëveshjet e preferencave dhe shijeve, mund të tendosin marrëdhëniet.

Peshqit

Kjo nuk do të jetë dita më harmonike për peshqit. Megjithatë, parimet tuaja të harmonisë dhe drejtësisë do të përbëjnë themelin e suksesit tuaj, të paktën në gjysmën e dytë të ditës. Ana financiare e jetës suaj mund të bëhet e rëndësishme, madje e dhimbshme dhe do të kërkojë nga ju zgjidhje urgjente të problemeve.