KreuHoroskop

Parashikimi i yjeve, 20 prill 2018

Dashi

Ju mund të përballeni me një anë të pakëndshme të jetës. Ndoshta do të ndjeni sikur qëllimet tuaja nuk kanë të ardhme. Një qetësi e juaja që ju karakterizon do të prishet gjatë ditës.

Demi

Ju vetëm mund të hamendësoni atë që partneri juaj ndjen. Edhe gjatë një bisede të sinqertë, vështirë se do të merrni informacionin e plotë. Nuk është synimi i partnerit tuaj që t’iu nxjerrë si “idiot/e”, por ndoshta nuk është në humorin e duhur.

Binjakët

Gjatë kësaj dite duhet ti përkushtoheni punës. Sensi i detyrës do të mbizotërojë. Binjakët duhet të marrin kënaqësitë e punës së tyre. Mos u stërholloni shumë në atë që bëni, pasi gjithsesi ju do të kënaqeni me rezultatet e arritura.

Gaforrja

Një person që e keni afër mund t’iu duket pragmatik, dorështrënguar dhe emocionalisht koprac. Kjo gjë do të shihet si në lidhjet romantike edhe në marrëdhëniet e gjata dhe të qëndrueshme martesore. Yjet thonë se kjo është thjesht një provë e jetës, ndaj mos mbani qëndrim të ashpër.

Luani

Duhet të shfaqni talentin tuaj si pronar ose epror. Sot mund të merreni me organizimin e shtëpisë dhe largimin e gjërave të vjetra që nuk ju duhen. Çështjet që lidhen me menaxhimin e territorit dhe pasuritë e patundshme mund të bëhen të rëndësishme.

Virgjëresha

Dita kërkon të tregoheni serioz dhe të rezervuar. Vështirë të ketë ndonjë përparim të shpejtë në gjërat që keni shpresuar deri më tani. Nëse jeni të përfshirë në studime, thellohuni më shumë për t’iu shkuar deri në fund gjërave.

Peshorja

Situata e kësaj dite kërkon që të tregoni tepër kujdes në gjërat me të cilat përballeni, veçanërisht nëse jeni në fazë ngritje. Të gjitha iniciativat duhet ti mendoni mirë para se ti vini në veprim, përndryshe duhet të hiqni dorë nga ato.

Akrepi

Shumë prej jush do të tregohen të heshtur dhe të rezervuar. Do të jeni të përhumbur plotësisht në botën tuaj të brendshme, punët e familjes dhe planet profesionale. Kjo ditë muk këshillohet për takime të rëndësishme, pasi mund të lini përshtypje jo të mirë.

Shigjetari

Kjo nuk është dita e duhur për eksperimente, duke demonstruar temperamentin tuaj të zjarrtë. Veproni me maturi dhe mençuri, pasi vetëm në këtë mënyrë do t’ia dilni mbarë. Shumë prej jush do të përhumben në kujtimet e së kaluarës. Një lajm jo shumë i mirë do të rrisë pesimizmin tek ju dhe do të ketë ndikim negativ.

Bricjapi

Pasiviteti i shoqëruar me mendime pesimiste do të jenë kambana alarmi. Nëse e ardhmja ju shqetëson mos humbni kohë duke u përfshirë nga trishtimi, por përfshihuni nga aktivitete të ndryshme, pse jo dhe nisma biznesi. Kjo gjë mund të rrisë sigurinë tek ju, por të shtojë edhe të ardhurat tuaja.

Ujori

Jeta do të tregojë vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë tuaj. Cilësia e arritjeve të sotme do të varet nga profesionalizmi, vetëpërmbajtja dhe depërtimi psikologjik. Marrëdhëniet tuaja me prindërit mund të dëmtohen nga kryeneçësia e ndërsjellë dhe mllefi.

Peshqit

Mund të jeni të pakënaqur nga disa të njohurit tuaj. Besimi juaj në parime të caktuara mund të lëkunden gjatë ditës. Mund të ketë disa kufizime lidhur me studimet, realizimin profesional dhe udhëtimet e largëta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF