Popullariteti duket sikur kërkohet gjithnjë e më shumë nga shumica. Duket si një formë pushteti ose thjesht shërben si një faktor shtesë për të kënaqur egon personale. Disa janë të njohur tek pothuajse kushdo, edhe pa dëshirën e tyre. Të tjerë e kërkojnë famën me ngulm ndërsa një pjesë thjesht nuk e gëzojnë atë.
Ndër dymbëdhjetë shenjat e zodiakut, vetëm tre janë ato më pak populloret se pjesa tjetër e mbetur. Nëse e gjeni veten në listë, kujtoni se fama, ndonjëherë, nuk do të thotë asgjë!
BRICJAPI
Nuk keni kohë të jeni popullorë, sepse keni shumë punë për të bërë. Kjo nuk do të thotë që nuk keni miq. Thjesht pëlqeni të keni disa miq të ngushtë e besnik në rrethin tuaj. Nuk karakterizoheni nga dëshira apo talenti i lindur për të zënë miqësi të reja.
VIRGJËRESHA
Nuk jeni mësuar t’i shtoni doza ëmbëlsie gjithçkaje. Prandaj, profesioni që ju përshtatet më pak ka lidhje me diplomacinë. Keni miq, por jo domosdoshmërisht jeni i pëlqyeshëm tek të gjithë. Tregoheni shpesh kritik dhe të ashpër, çka i distancon miqtë nga ju. Nuk e keni problem që nuk jeni popullorë, madje këtë e përdorni si argument për t’i dëshmuar vetes që jeni të zgjuar.
AKREPI
Për ju ka rëndësi vetëm diçka: të zgjidhni njerëzit e duhur për t’ju qendruar pranë. Nuk ju intereson të jeni i pëlqyeshëm në sytë e kujtdo. As nuk e merrni mundimin t’i thoni dikujt se e keni mik të ngushtë, nëse nuk e ndjeni. I merrni marrëdhëniet shumë seriozisht, aq sa jeni i gatshëm të rrezikoni jetën për njerëzit e përzgjedhur. Kaq ju mjafton.

Parashikimi i yjeve, 10 prill 2018

Parashikimi i yjeve, 9 prill 2018

Parashikimi i yjeve, 8 prill 2018


Parashikimi i yjeve, 7 prill 2018




Parashikimi i yjeve, 3 prill 2018!


Parashikimi i yjeve, 2 prill 2018!


Parashikimi i yjeve, 1 prill 2018!




Horoskopi për ditën e sotme!


Horoskopi për ditën e sotme!
