KreuHoroskop

Parashikimi i yjeve, 8 prill 2018

DASHI
Nëse jeni të përgatitur, atëherë do të fitoni respektin e kërkuar. Përdorni mprehtësinë e mendjes për të gjetur përgjigjen e pyetjeve të vështira. Opsioni i parë që jepni mund të mos jetë më i miri nga ana juaj, kështu që gërmoni mirë në logjikë nëse doni të bëni përshtypje. Mund të mos kritikoheni, por dijeni se do të mbaheni mend për punën tuaj më grup.

DEMI
Do të jeni në gjendje të zgjidhni probleme, edhe pse të tjerët mund të mos jenë bashkëpunues. Nuk do të tregoheni tolerantë dhe do të frustroheni nga njerëzit që nuk ju dëgjojnë. Qendroni të fokusuar dhe qartësohuni mbi pritshmëritë tuaja. Bëjini gjërat sa më të qarta që të mundni. Kjo do t’ju ndihmojë të zhvilloni edhe aftësitë e komunikimit.

BINJAKËT
Nëse nuk po ndiqni rrugën tuaj, një debat mund t’ju tërheqë vëmendjen. Mund të përfshiheni disa probleme pune, edhe pse po qendroni në distancë. Keni shumë përgjegjësi, të cilat nuk po i vlerësoni sa dhe si duhet. Bëni kujdes: kohët ndryshojnë pa e kuptuar as ju vetë.

GAFORRJA
Rehatia nuk është gjithnjë shenjë e mirë, sidomos kur jeni në një strehë komforte. Bëni disa investigime, pasi një informacion i fshehtë mund të ketë impakt të fortë në reputacionin në punën tuaj. Bëni kërkime dhe ngacmoni të tjerët, për të marrë informacionin që ju nevojitet. Me fakte në duar, do të mund të avanconi me lehtësi.

LUANI
Fokusohuni tek gjithçka që keni në dorë dhe menaxhojeni situatën me pjekuri. Kështu do të lëvizni disa gurë në avancë. Aftësitë tuaja organizative mund të jenë çelësi i suksesit. Vendosni një sistem të ri ose përpiquni të rregulloni një të ngjashëm ekzistent. Do të keni mundësinë ta shihni tablonë e madhe dhe ta kuptoni pse është e rëndësishme për ju të bashkëpunoni me të tjerët. Keni vullnet të fortë, që duhet ta përdorni për të mbaruar punë.

VIRGJËRESHA
Nëse mendoni përpara se të hapni gojën, do të mund të shmangni disa zënka. Do të ndiheni më mirë nëse do të tregoheni produktivë dhe të kënaqeni në të njejtën kohë. Silluni me kreativitet dhe do të shmangni stresin e punës.  Përpiquni të mos ju tërhiqet vëmendja nga detajet e vogla. Fokusohuni tek e përgjithshmja dhe mos lejoni shpërqendrimet t’ju shqetësojnë.

PESHORJA
Jeni gati për të marrë mbi supe përgjegjësi. Përgjegjësitë në shtëpi mund të lidhen drejtpërdrejt me fushën profesionale. Mund të mos gjeni kohë për veten. E vetmja gjë që mund t’ju ndalë është një bisedë plot intensitet. Merrni kohë të dëgjoni. Komentet nga një i afërt mund të tingëllojnë si kritika, por në fakt janë një rikthim në ndjenjat që keni lënë pas në të shkuarën.

AKREPI
Mos premtoni më shumë nga ç’keni dhënë, edhe pse mund të tundoheni të bëni diçka të tillë. Mendoni me kujdes para se të mbani fjalim. Është e mrekullueshme të flisni dhe të inspironi të tjerët, por duhet të llogarisni sa energji, kohë dhe para do të shpenzoni ndërkohë. Një detaj i paqëllimshëm mund të provokojë një përgjigje të fuqishme nga ju. Do të mbi-reagoni nga ajo çka dikush tjetër do t’ju thotë.

SHIGJETARI
Do të përjetoni ndjenja të forta lidhur me një keqkuptim në çështjen e financave. Për fat të mirë, jeni në gjendje të veproni me maturi dhe të merrni situatën në kontroll. Merrni në konsideratë disa trajnime, në mënyrë që të avanconi në karrierë. Është një investim serioz i kohës dhe parasë, por do t’ia vlejë pas asaj që do të merrni në këmbim.

BRICJAPI
Nëse bëni pak më shumë nga se ju kërkohet, do t’ju njihen sa duhet meritat. Një person me autoritet do të vërejë aftësitë e forta organizative dhe atë çka mund të përballoni në realitet. Sa i përket partneritetit, probleme e deri më tanishme do të vazhdojnë ende. Do të mund të siguroni disa njohje të rëndësishme në jetën tuaj personale dhe atë profesionale.

UJORI
Do të mund të lundroni në pikën më të fortë të imagjinatës tuaj, gjë që do t’ju çojë drejt rrugës së kreativitetit. Fokusi do të përqendrohet tek aftësitë tuaja në punë dhe kështu do të mund t’i veni në zbatim idetë më të mira që keni. Keni krenari të fortë, kështu që nuk do ta pranoni abuzimin me asnjë kusht. Mund ta provoni veten për sa i përket besnikërisë.

PESHQIT
Do të jeni ju i pari që do të ndërmerrni një hap para, lidhur me një partneritet financiar. Keni aftësinë të kuptoni se çfarë qëllimi duhet të realizoni në të vërtetë dhe do të gjeni rrugët e duhura për të arritur deri aty. Çelësi i suksesit është të mësoni se çfarë duhet të eleminoni nga rruga juaj. Duhet ta dinis se cilat gjëra peshojnë më shumë tani. Mund të tregoni se keni aftësi të mrekullueshme organizative.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF