DASHI
Do ta gjeni veten duke nënshkruar një kontratë të re. Mos u habisni nëse përballeni me sfida në rrugën drejt suksesit.. Prakticiteti nuk është pjesë e axhendës tuaj sot. Dita e ngarkuar me punë do t’ju sjellë dëshirën për relaks. Dilni në ajër të pastër për të shijuar freskinë e stinës.
DEMI
Do të ekspozoheni për atë çka bëni dhe kjo do t’ju sigurojë famën në fushën e karrierës. Edhe pse një ditë e nisur mbarë, gjatë rrugës mund të hasni konflikte të vogla apo irritime nga kolegët. Mos u shqetësoni, pasi është thjesht një moment kalimtar. Mbani sytë hapur: një dashuri e re po ju pret.
BINJAKËT
Mos u habisni nëse krejt papritur ju lind dëshira për të shpenzuar para. Jeni në një fazë spirituale dhe kreative, e po kërkoni diçka që t’ju përplotësojë. Mbështetja e fortë e të afërmve dhe këshillat me mend janë ajo që ju duhet për të ecur përpara.
GAFORRJA
Gjithmonë e dini, por sot do ta kujtoni edhe më shumë se sa me fat jeni që keni disa persona të caktuar në jetë. Ky është rasti më i duhur që t’ia u shprehni të tjerëve këtë ndjenjë. Beqarët mund të takojnë dikë, që do pasurojë ditën dhe do japë këshilla për të vazhduar përpara.
LUANI
Dikush që ju e konsideroni thjesht mik mund të ketë ndjenja të forta ndaj jush. Nuk keni pse surprizoheni. Do të jeni pjesë e shkëmbimeve të vogla, që mund të vijnë në çfarëdolloj forme. Përkushtojuni aktivitetit fizik dhe atij mendor, pasi kjo e fundit nuk ka qenë periudha më e mirë e jetës tuaj…
VIRGJËRESHA
Do të ndiheni të plogësht dhe të pafuqishëm. Kjo do t’ju japë ndjesinë e përkeqësimit shëndetësor, por dijeni se jo domosdoshmërisht ajo çfarë mendoni lidhet me fizikun në vetvete. Mos e merrni me stres, sepse kjo vetëm sa do të ulë ritmin e aktivitetit ditor.
PESHORJA
Është një nga ato ditë, që do ta keni shumë të lehtë të kapeni pas detajeve të vogla krejt të parëndësishme. Kjo do t’ju shpërqendrojë nga ajo çka vërtetë duhet të fokusoheni. Jeta në çift mund të mos jetë aq bujare dhe do t’ju kujtojë të drejtat dhe detyrat që keni në këtë marrëdhënie.
AKREPI
Është e pashmangshme: do të përballeni me një konflikt ditën e sotme. Është krijur një situatë që ju thjesht nuk po mundeni ta suportoni dot më. Konfliktet ju largojnë shumë nga zona e konfortit tuaj, edhe pse një ndodhi e fundit kërkon një afrim me të tashmen.
SHIGJETARI
Kini besim që rezultati do të jetë kokë e këmbë në interesin tuaj. Edhe pse dita mund të mos shkojë sipas parashikimeve, kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Bisedat duken më tepër si kritika, se sa si kënaqësi dhe kjo do të vërë në pikëpyetje rolin tuaj në rrethin e ngushtë shoqëror apo ambientet sociale.
BRICJAPI
Yjet po ju favorizojnë si kurrë më parë. Është kjo arsyeja pse një periudhë e frytshme ju pret përpara. Menaxhoni situatën me zgjuarsi, e do të shihni se do të keni edhe shumë përfitime financiare.
UJORI
Do të gjeni shumë mbështetje në grupin tuaj të besuar. Do të ndjeni se më në fund fati po ju ndjek nga pas dhe se dora e fshehur e fatit po luan në mënyrë fine më ju. Merrni çdo vendim me kujdes, pasi pak mosvëmendje mund t’ju kushtojë aq sa nuk e prisnit.
PESHQIT
Keni shansin të merrni kontrollin në dorë dhe të tregoni se jeni një lider i lindur. Po përpiqeni shumë që të plotësoni një premtim që i keni bërë dikujt kohë më parë. Financat do të jenë të majme, por do të ishte mirë që të vini edhe disa kursime mënjanë, për pushimë apo investime të vogla.


Parashikimi i yjeve, 2 prill 2018!


Parashikimi i yjeve, 1 prill 2018!




Horoskopi për ditën e sotme!


Horoskopi për ditën e sotme!


Horoskopi, e diel 25 mars 2018

Horoskopi për ditën e sotme!


Horoskopi për ditën e sotme!

Horoskopi për ditën e sotme!

Horoskopi për ditën e sotme


Horoskopi për ditën e sotme
