DASHI
Venusi sot bashkëpunon me Saturnin, planetin më të fuqishëm, e kjo do t’ju sjellë balancën e duhur mes dashurisë dhe përgjegjësive. Puna e tepërt mund të vijë jo në kohën e duhur, por kjo do t’ju japë mundësinë të keni një bisedë të volitshme me shefin tuaj. Hapni sytë, dashuritë e reja mund të jenë fshehur pas dere.
DEMI
Lidhja me partnerin do të gëzojë ditët më të mira të mundshme, duke nisur nga sot. Beqarët do ta gjejnë dashurinë pas një bisedë me Akrepin, që do të shndërrohet në një të qeshur të madhe. Idetë për të investuar më shumë në ambientet e shtëpisë janë perfekte, megjithatë merrni në kosnideratë edhe mendimin e familjarëve.
BINJAKËT
Venusi fsheh ndjenja secrete, kështu që mos u habisni nëse një lidhje që nuk e keni marrë seriozisht, të shndërrohet në një dashuri të mrekullueshme. Nëse jeni beqarë, merrni në konsideratë flirtimin me një të shenjës tuaj, pasi tani më shumë se kurrë keni nevojë të ndani ide dhe pasione të përbashkëta. Punoni me zgjuarsi, bëni progress, por duhet të keni parasysh që dija, më shumë se sa paraja, është ajo që bën diferencën.
GAFORRJA
E njihni më mirë se kushdo tjetër zemrën dhe mëndjen tuaj, kështu që dashuria do të jetë më intensive se kurrë. Kjo ju jep besimin për të marrë vendime të mëdha, e në këtë pikë do të tërhiqni dhe partnerin nga pas. Punët do të shkojnë më mirë nga se e mendoni, edhe pse fundjava do t’i kushtohet karrierës. Mos u shqetësoni, keni plot ditë me diell përpara.
LUANI
Hëna është pozicionuar në shenjën tuaj dhe kjo do të ndikojë në mirëqënien e mundësitë e reja që do të vijnë me shpejtësinë e erës. Kjo, së bashku me disa risi në fushën e romancës, do të bëjë që të nisni një mënyrë jetese krejt ndryshe. Investohuni tek partneri, por mos lejoni që kjo t’ju prishë angazhimet që keni marrë përsipër së fundmi.
VIRGJËRESHA
Saturni do të mbikqyrrë talentin tuaj, ashti sikurse vetë ju do të tregoni se besoni në aftësitë që zotëroni. Megjithatë, jeni të gatshëm të bëni disa trajnime ekstra dhe të dëgjoni këshillat e vlefshme. Për sa i përket romancës, tërheqja është realisht shumë e fortë, por ju keni vendosur t’I jepni gjithë kohën e nevojshme lidhjes që të forcohet sa mundet. Numri me fat do të jetë 55!
PESHORJA
Teksa Venusi përshkron rrugën e dashurisë, ju do ta kuptoni se sa shumë keni mësuar nga pengesat që keni hasur në fushën e romancës. Një marrëdhënie afat-gjatë do të rinovojë premtimet e mbajtura prej kohësh dhe do të sjellë shpresa të reja. Beqarët mund të takojnë dikë, që do t’i bëjnë të kuptojnë se janë i duhuri, që nga fjala e parë që thonë.
AKREPI
Do të keni mundësinë të shprehni lirshëm ndjenjat tuaja dhe një bisedë me familjen do t’ju ndihmojë më shumë nga ç’e kishit imagjinuar. Kuptojeni se mund të keni influencë të madhe gjatë takimeve me njerëz që lidhet e ardhmja juaj. Do të korrni sukses në marrëdhënien në çift. Beqarët mund ta hasin dashurinë tek dikush që mbart të njejta iniciale si ju vetë.
SHIGJETARI
Pozicionimi i yjeve do të ndihmojë që të thelloheni në problemet në çift, ashtu sikurse do të shtyjë partnerin të hapet për ndjenjat e tij. Kjo, do ta çojë lidhjen në një tjetër nivel, ku do të gjeni oaqe dhe mirqkuptim. Beqarët mund ta gjejnë dashurinë në rrethe të përbashkëta shoqërore. Bëni kujdes me financat, pasi limitimet e fundit nuk kanë qenë aspak në favorin tuaj.
BRICJAPI
Teksa Jupiteri bën vetëm rrugëtimin prapa, një miku juaj kreativ mund të rikthehet në përditshmëri. Kjo do t’ju ndihmojë të ecni të dy së bashku për të realizuar plane të mëdha. Një relatë e tillë mund t’i dedikohet si dashurisë, ashtu dhe fushës së karrierës. Mos u habisni nëse së shpejti do të gëzoni para që nuk i kishit pritur aspak!
UJORI
Jeni mëse të favorizuar sot, pasi Marsi dhe Saturni do të ndërmarrin një mission për identifikimin e talentit tuaj të lindur. Kjo do t’ju japë fatin dhe fuqinë e nevojshme për të rendur vetëm përpara. Në këndvështrimin e dashurisë, lidhja serioze apo krijimi i familjes do t’ju duket si humbje lirie. Por, në fakt, ka efektin e kundërt, pasi kjo do t’ju ndihmojë të punoni me passion dhe të çlironi kreativitetin.
PESHQIT
Mënyra se si merrni fuqi dhe kontrolloni situatat e të tjerëve, vjen krejt pa e kuptuar nga as vetë ju. Kështu që, sigurohuni që po shpenzoni energji vetëm tek njerëzit dhe vendet e duhura. Do ta shprehni dashurinë ndryshe sot. Partneri do të ndihet I adhuruar nga ju. Moto e ditës: ndiqni fatin tuaj!




Parashikimi i yjeve, 3 prill 2018!


Parashikimi i yjeve, 2 prill 2018!


Parashikimi i yjeve, 1 prill 2018!




Horoskopi për ditën e sotme!


Horoskopi për ditën e sotme!


Horoskopi, e diel 25 mars 2018

Horoskopi për ditën e sotme!


Horoskopi për ditën e sotme!
