KreuHoroskop

Parashikimi i yjeve, 9 prill 2018

DASHI

E keni të qartë që për momentin ndodheni në një ambient ku nuk përkisni, por ky nuk është problem për ju. Për aq kohë sa ndiheni mirë më veten, e shihni të paarsyeshme që të tjerët të shqetësohen për ju. Po argëtoheni pa masë, aq sa vështirë ta vrisni mendjen për diçka tjetër. Vetëm bëni kujdes, pasi duhet të vendosni se kur do të vijë koha që t’i riktheheni normalitetit.

DEMI

Dukeni si pa kufij ditët e fundit. Nuk përbëni një rrezik serioz për të tjerët, por dukeni se po interesoheni gjithmonë e më shumë se si mund të fitoni fuqi të plotë ndaj ambienteve ku qendroni zakonisht. Është diçka e mirë, vetëm se duhet të dini të kërkoni me karar. Rrezikoni të humbni respektin nga të tjerët, ndonëse do të fitoni vetëbesim të madh. Mendoni pak edhe për limitet.

BINJAKËT

Është koha që të devijoni nga e zakonshmja. Sot e keni për detyrë më shumë se kurrë që të bëni atë çka dini të bëni më mirë. Do të merrni disa informacione, që do t’ju shërbejnë të investoheni në një drejtim të caktuar. Përdorni inteligjencën për të marrë vendime të mëdha. Nuk i dihet dhe mos i humbisni shpresat: një zgjedhje gjeniale mund t’ju vijë ndër mend lidhur me problemin aktual e të fundit.

GAFORRJA

Nuk e keni për detyrë të shpenzoni kohë me miqtë apo familjarët, nëse shoqëria e të tjerëve ju bën të ndiheni të ndrydhur momentalisht. Ndoshta, është më mirë të qendroni vetëm sot. Vetëm sigurohuni që ta shfrytëzoni si duhet këtë rast. Padrejtësitë e kohëve të fundit ju kanë lodhur shumë, kështu që bëni mirë të merrni në konsideratë aktivitete shplodhëse, si shëtitjet e gjata apo vizitat në muzeum. Ambiente të tilla do t’ju japin mundësinë të ndiheni i rrethuar nga njerëzit, pa ju dashur të keni kontakt me ta.

LUANI

Tani më shumë se kurrë e keni të nevojshme të përballni të tjerët me të ardhurat tuaja. Punoni me dikë të afërt dhe përfitoni nga idetë e njëri-tjetrit. Mos kini frikë as të provoni disa metoda të pazakonta. Kjo periudhë është perfektë për të eksperimentuar me gjenialitete të reja. Mbani të informuar miqtë e të afërmit për atë çka jeni duke bërë konkretisht. Nuk duhet të harroni që njerëzit janë çelësi juaj i suksesit.

VIRGJËRESHA

Specializimi në disa drejtime të veçanta është një nga fuqitë tuaja si shenjë. Keni sy të mprehtë për detajet dhe talent për analizë. Përqendrimi në disa fusha të caktuara është diçka që ju vjen krejt natyrshëm. Nuk ju duhet gjykimi i të tjerëve në këtë drejtim, pasi ka shumë njerëz që ju adhurojnë pikërisht për këto aftësi tuajat. Këto të fundit meritojnë të ndjejnë shoqërinë tuaj sot, kështu që mundohuni të gjeni kohë edhe për ta.

PESHORJA

Mblidhni rreth vetes njerëz inteligjentë dhe ndani së bashku idetë tuaja. Kjo do t’ju ngjasojë me një darkë të zakonshme mes miqsh të ngushtë, e dallimin e vetëm se në realitet, bëhet fjalë për një çështje biznesi madhore. Një mbledhje e tillë mund të ketë, deri diku, edhe natyrë politike, që mund të çojë në nxitjen drejt një kauze të mirë. Duhet ta dini se çfarëdo që keni ndër mend të bëni, do të realizohet më shejt nga se e mendoni. Është koha për pak entuziazëm.

AKREPI

Rruga që keni zgjedhur është më e mira e mundshme dhe për këtë jeni mëse koshientë, pasi gjithmonë ka funksionuar kështu. Do të ndjeni përçmim për ata të cilët janë ndryshe, e do të kërkoni me çdo kusht që të gjeni një formë për t’i ngacmuar. Sido që të jetë puna, dijeni se askush nuk do t’ju durojë më shumë seç duhet. Mos i nxisni shumë, pasi në një moment mund t’ju kthehet çdokush kundra, e në këtë pikë nuk do të keni më kthim prapa. Mundohuni të ruani pozitivitetin. Forca dhe frika nuk janë asnjëherë zgjidhje.

SHIGJETARI

Keni interesa të variueshme, e kjo nuk është gjë e keqe. Do të ishte vërtet e mëzritshme nëse do të fokusoheshit vazhdimisht në të njejtat drejtime. Pavarësisht kësaj, duhet të kujtoni që fjala e dhënë nuk kthehet më mbrapa. Qendrojini pranë miqve dhe nëse jeni në një lidhje, tregojini partnerit se është gjithçka për ju. Përpiquni t’ju qendroni pranë njerëzve të zemrës. Nëse keni patur disa ftohje me këta të fundit, sot është dita ideale për të ndrequr çdo marrëdhënie.

BRICJAPI

Natyra juaj praktike dhe e shtruar në punë, do të vihet në dyshim sot. Arsyeja? Pyesni veten se si të zgjidhni përfundimisht diçka për të cilën keni punuar për një kohë shumë të gjatë. Jeni detajist për disa aspekte të caktuara, ashtu sikurse i shihni të tjerët me syrin kritik. Por, si do ta zgjidhni problemin e fundit? Jeni duke ushtruar shumë presion tek vetja kohët e fundit, por dijeni se është më mirë sikur të hidhni disa hapa mbrapa dhe të relaksoheni pak. Keni ende kohë që t’i merrni projektet tuaja kaq seriozisht.

UJORI

Bëni pushim nga jeta moderne dhe gjërat materiale që ju rrethojnë. Hiqni dorë nga gjërat e tepërta, që nuk ju nevojiten, pasi shumë shpejt do të blihen nga dikush. Do të ishte ideale nëse do të krijoni kontakt me natyrën apo mjediset e hapura. Bëni diçka të pazakontë, në mënyrë që të shkëputeni nga monotonia. Ndonëse nuk e pranoni, ju shqetëson disi e ardhmja. Çfarë do të ndodhë? Sa do të zgjasë kjo periudhë? Merrni drymë thellë dhe meditoni – do t’ju ndihmojë pa masë!

PESHQIT

Është e mrekullueshme që rreth kokës po ju sillen disa ide të jashtëzakonshme lidhur me të ardhmen. Vetëm se, jeni duke përdorur një gjuhë tejet të pasur për të përshkruar këto vizione. Njerëzit nuk i përgjigjen frazave abstrakte. Të gjithë do të parapëlqenin që të dilnit direkt në temë. Thjeshtësoni mesazhet tuaja. Kjo do t’ju mbledhë shumë njerëz rreth vetes, në mënyrë që të realizoni projektin madhor. Mos e harroni këtë këshillë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF