Dashi
Nga shëndeti nuk do të ndiheni edhe aq mirë sot. Gjithsesi dashuria e partnerit/es që do ju qëndrojë gjithë kohës pranë mund t’ju shërojë. Beqarët nuk do mund ta gjejnë dot shpirtin e tyre binjak dhe mund të lëndohen prej kësaj. Financat do jenë të mira.
Demi
Me diellin në shenjën tuaj do të kaloni momente të paharrueshme me personin që doni, ndërkohë që ana juaj bujare do të rizgjohet. Beqarët nuk do hedhin dot hapat e duhur edhe pse mundësitë do t’i kenë të shumta. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm.
Binjakët
Çdo ditë mund të jetë një etapë e rëndësishme për suksesin, por gjithsesi në punë duhet të bëni edhe paksa pushim, sepse duhet t’i përkushtoheni marrëdhënies suaj në çift. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe nga sot do jenë më të lumtur. Në planin financiar mos bëni shpenzime të pamenduara.
Gaforrja
Prania e Diellit dhe e Neptunit do t’ju bëjë që të nxirrni në pah cilësitë tuaja më të mira, e cila do t’ja shtojë edhe më shumë dashurinë partnerit/es suaj karshi jush. Beqarët do tregohen mjaft të disponueshëm ndaj ftesave që do ju bëhen. Financat do jenë kritike, situata do ju dalë jashtë kontrollit.
Luani
Mos u fiksoni që të merrni diçka të parët, do të përballeni me debate me partnerin/en. Me Mërkurin kundër nuk mund të shkoni përtej fatit, më mirë ulni pak kokën dhe gjithçka do të kaloj. Beqarët kanë kohë që po mundohen të gjejnë princin e kaltër dhe përpjekjet sot do japin rezultate. Në planin financiar do kaloni vështirësi.
Virgjëresha
Guxoni për diçka më shumë në marrëdhënien tuaj në çift, sepse planetët duket se do të jenë në anën tuaj. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pa asgjë të jashtëzakonshme. Buxheti do jetë përgjithësisht i mirë.
Peshorja
Prilli do të mbyllet me një surprizë të bukur nga partneri/ja juaj. Ndërsa në punë mund të hasni në një situatë emergjente që do të kërkojë një zgjidhje të shpejtë. Beqarët duhet të tregohen më të arsyeshëm dhe jo të pranojnë menjëherë një lidhje. Financat do vinë duke u përmirësuar.
Akrepi
Diçka do të lëvizë te ju dhe përreth partnerit/es tuaj, por që do t’ju lirojë nga ankthi. Dhe ajo që do të përfitoni do të jetë fat dhe dashuri. Jupiteri në bashkëpunim me Venusit do krijojnë kushte për takime fantastike për beqarët. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë duhet te mateni para se te shpenzoni.
Shigjetari
Marrëdhënia juaj në çift do t’ju mbrohet nga Dielli në shenjën tuaj. Shëndetin mos e lini pas dore. Beqarët nuk kanë për të pasur një ditë te zakonshme sot, do realizojnë takimet që aq shumë kanë ëndërruar. Në planin financiar do jeni mjaft të kujdesshëm në shpenzime.
Bricjapi
Do të jeni të ndjeshëm ndaj partnerit/es. Forcat e planetëve do t’ju krijojnë pozitivitet ndaj familjes dhe shëndetit tuaj. Jupiteri do t’ju ndihmojë në marrëdhënie. Beqarët do mërziten tej mase pasi nuk do e gjejnë as sot personin e tyre te ëndrrave. Te ardhurat do kenë përmirësime te jashtëzakonshme.
Ujori
Diskutimet do të prekin edhe marrëdhënien tuaj në çift, por nuk është rasti që të prishni ndikimin e dashurisë në jetën tuaj. Për më tepër që fillimi i muajit maj do të jetë shumë i bukur. Beqarët do jenë të pafat në dashuri. Gjendja e financave do jetë tejet delikate.
Peshqit
Neptuni mund t’ju sjellë ndonjë ulje-ngritje gjatë ditës në jetën tuaj në çift. Kështu që dhe ju do të ndiheni paksa nervoz prej ndikimit të tij. “Konservoni” në zemër kujtime të bukura. Beqarët do kalojnë momente intensive dhe të mbushura me emocione të forta. Me menaxhimin e financave duhet të tregoheni të kujdesshëm.


Parashikimi i yjeve, 27 prill 2018





Parashikimi i yjeve, 24 prill 2018


Parashikimi i yjeve, prill 2018


Parashikimi i yjeve, 21 prill 2018

Parashikimi i yjeve, 20 prill 2018




Horoskopi ditor!

Horoskopi ditor!

Parashikimi i yjeve, 15 prill 2018!

Horoskopi i ditës së sotme!
