KreuHoroskop

Parashikimi i yjeve, 6 maj 2018

Dashi

Gjatë mëngjesit do të keni një shpërthim energjie për shkak të mosmarrëveshjeve me partnerin. Mundohuni t’a orientoni në një drejtim konstruktiv, në mënyrë që të shmangni tensionet shtesë në marrëdhënie. Ka shumë mundësi që përmes edukatës të kërkoni nga pala tjetër që t’iu kërkojë ndjesë.

Demi

Bashkimi juaj me partnerin mund të kthehet në një betejë konkurrence. Ju mund të mbështeteni në ndershmërinë relative dhe të shpresoni se nuk do të përdoren mënyra të paligjshme kundër jush. Megjithatë nuk ka asnjë garanci, se keni të njëjtat nocione për gjërat e lejuara.

Binjakët

Në orët e mëngjesit do të ketë shumë mundësi që të grindeni me dikë që ju intereson. Nëse kjo nuk shoqërohet me pasoja të rënda, ju duhet të mendoheni mirë lidhur me rolin që keni në këtë ngjarje.

Gaforrja

Duhet të jeni gati në një betejë e cila do të ndizet qysh në mëngjes. Pavarësisht nga rreziku i argumenteve, ju mund të arrini shumë në gjysmën e parë të ditës. Gjatë kësaj kohe, situata të vështira që lidhen me punën ose familjen janë mjaft të mundshme.

Luani

Sot ju jepet një mundësi e mirë për të shijuar jetën dhe bukuritë e saj. Njerëzit rreth jush të të dyja gjinive, do të hipnotizohen nga ju falë aftësive dhe virtyteve tuaja.

Virgjëresha

Gjatë mëngjesit probabilitet i shpenzimeve urgjente monetare, prej nevojave tuaja apo të partnerit do të jetë gjithnjë e më i lartë. Në të njëjtën kohë, kjo është periudha më e lartë e efikasitetit, sipërmarrjes dhe reagimit.

Peshorja

Në gjysmën e parë të ditës, partneri apo një konkurrent i juaj, do të diskutojë me zë të lartë veprimet tuaja. Lëreni të flasë hapur, pasi shanset tuaja për sukses janë mjaft të larta. Në fund të fundit ju duhet të përpiqeni të neutralizoni aktivitetin e tepërt të të tjerëve dhe të shmangni provokimet e tyre.

Akrepi

Konfliktet në punë apo në shtëpi, do t’iu kujtojnë një stuhi të lehtë. Megjithatë komplikimet e përkohshme mos i merrni seriozisht. Nëse nuk ndiheni mirë prej ekspozimit ndaj stresit për një kohë të gjatë, edhe një debat i lehtë mund t’iu lëndojë.

Shigjetari

Mëngjesi do t’iu japë më shumë kurajo dhe ngrohtësi. Nën ndikimin e aventurave, mund të gjeni në veten tuaj atë që doni të bëni në të ardhmen, por që nuk keni guxuar deri sot. Ju mund të ndjeni sikur injoroni të gjitha rregullat e mirësjelljes dhe të thyeni disa norma.

Bricjapi

Mëngjesi do të kërkojë më shumë energji prej jush. Gjatë kësaj kohe, do të ndaheni mes dëshirës për të vepruar dhe nevojës për të vëzhguar dhe respektuar të gjitha rregullat. Kontradiktat nuk do të jenë për një kohë të gjatë në rrugën tuaj, madje do të zhduken në pjesën e dytë të ditës.

Ujori

6 maji është një ditë e suksesshme për të lindurit e kësaj shenje. Për më tepër, sa më shumë të afrohet mbrëmja, aq më të larta janë shanset për sukses. Në gjysmën e parë të ditës, debatet e nxehta, mund të rezultojnë shumë të kënaqshme për ju, veçanërisht nëse e përballni me të vërtetën kundërshtarin tuaj.

Peshqit

Dita mund të fillojë me shpenzime të mëdha parash, nën ndikimin e qëllimeve të mira. Mos u mërzisni, shanset janë që do të lavdëroni veten për bujarinë ose do të gjeni gjëra pozitive në gabimin tuaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF