Dashi
Planetët do ju sigurojnë një ditë shumë të qetë sot, por gjithsesi do ndiheni të përmbushur. Për ju të dashuruarit nuk do ketë aspak mosmarrëveshje apo debate, përkundrazi do merreni vesh me mire dhe do zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te vjetra. Sot do mund të flisni për gjithçka dhe për asgjë. Ju beqarët nuk do mund të bëni apo të merrni deklarata dashurie, por flirtimet me sy dhe me gjeste delikate nuk do mungojnë. Në punë do negocioni me shefat dhe do merrni atë që keni pritur prej kohësh. Do ju lumturojë shumë gjithçka. Financat po nuk i patët kujdes do ju shkaktojnë djersë të ftohta.
Demi
Urani do jetë planeti që do ju mbështesë gjatë ditës së sotme dhe do ju bëjë t’i rezistoni çdo lloj tundimi. Nëse keni një lidhje do ndiheni pafundësisht mirë sepse partneri do ju mbështesë në çdo gjë. Marrëdhënia mes ju të dyve do jetë perfektë. Ju beqarët duhet t’iu qëndroni besnikë parimeve tuaja dhe duhet të joshni me elegancë. Vetëm kështu do mund të filloni lidhjen që keni ëndërruar. Në punë situata do jetë goxha e rënduar, megjithatë edhe në situata të vështira ju nuk do lini asgjë pas dore. Nëse nuk doni probleme financiare mos shpenzoni më shumë sesa fitoni në ditë.
Binjakët
Për shkak të ndikimit jo të mirë të Hënës, sot nuk do jeni shumë të hapur dhe nuk do ruani një komunikim të mirë me të tjerët. Herë pas here mundet edhe të qëndroni vetë e të mbylleni në vetvete. Nëse keni një lidhje, sipas Dritare.net, do e lini shumë pas dore partnerin dhe gjërat në vend që të përmirësohen mund të marrin tatëpjetën. Nëse jeni beqarë gjithashtu do ndiheni si të bllokuar dhe nuk do e ndryshoni dot statusin. Në punë edhe pse nuk do keni motivimin e mëparshëm sërish do arrini t’i përmbyllni detyrat që iu janë dhënë. Për fat disa kolegë te vjetër do iu ndihmojnë aq sa do munden. Paratë nuk do kenë asnjë ndryshim.
Gaforrja
Më shumë se kurrë ju do doni të mbylleni brenda guaskës tuaj dhe do qëndroni në heshtje. Nëse keni një lidhje kjo mënyrë të sjelli mund të sjellë keqkuptime dhe probleme. Partneri nuk do dijë çfarë të mendojë për sjelljen e ndryshuar dhe mundet edhe t’iu largohet përgjithmonë. Ju beqarët gjithashtu duhet të luftoni me veten dhe të tregoheni sa më të hapur sepse përndryshe nuk do e ndryshojnë dot jetën e tyre për mirë. Në punë do konkretizoni disa projekte të bërë prej kohësh dhe do i mahnitni që të gjithë. Veprat nuk do kenë nevojë për shumë fjalë sot. Edhe sektori i financave do mbetet i kënaqshëm.
Luani
Hëna dhe Saturni do ju izolojnë edhe ju sot dhe nuk do kaloni një ditë të bukur. Nëse keni një lidhje do jeni shumë të ftohtë me partnerin dhe pasi ai të tentojë disa herë t’iu tërheqë pranë pa rezultat, mund të vendosë të distancohet. Dijeni se gjithë veprimet tuaja do kenë pasoja për të ardhmen. Ju beqarët edhe pa bërë asnjë përpjekje mund të tërhiqni persona të këndshëm. Sidoqoftë sot do ketë vetëm flirte të vogla. Në punë nuk do doni t’ua vënë shumë në pah arritët, por do kërkoni thjesht t’iu shpërblejnë. Në fakt sot do jetë ditë goxha pozitive për këtë fushë. Financat do fillojnë paksa të përmirësohen.
Virgjëresha
Falë bashkëpunimit të ngushtë të Marsit dhe Mërkurit sot do dini si ta menaxhoni jetën tuaj dhe do bëni edhe zgjedhjet e nevojshme. Nëse keni një lidhje nuk do jetë më e nevojshme të bëni sakrifica për ta mbajtur pas vetes partnerin. Ai sot do jetë i bindur për ndjenjat tuaja dhe të vetat dhe do ju bëjë të ndiheni si nëpër ëndrra. Ju beqarët do habiteni nga ngjarjet fantastike që do ju ndodhin sot. Në punë tregojuni paksa të rezervuar me kolegët dhe mbajini larg projekteve që keni menduar të nisni. Vetëm kështu ata nuk do ju prishin planet. Financat mund të kenë disa probleme të vogla, prandaj bëni kujdes me shpenzimet.
Peshorja
Sot do jeni shumë më të qetë dhe do doni të bëni kompromis për gjithçka. Nëse keni një lidhje mos prisni që të jetë partneri ai që t’ua shprehë ndjenjat i pari, por gjeni mënyrën që ta surprizoni edhe ju. Me pak përkujdesje dhe sensualitet mund të ndizni fjalë atmosferën. Ju beqarët do pëlqeni edhe më shumë sot një person me të cilin ju lidh puna. Mos prisni shumë gjatë për të bërë deklarata. Sa më shpejt aq më mirë për të dyja palët. Puna do kenë edhe ndërlikime, megjithatë me pak më shumë këmbëngulje dhe vendosmëri do ja dilni. Financat do ketë përmirësimet e para.
Planetët do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite, vetëm se do e keni paksa të vështirë t’i shprehni me fjalë të gjitha ndjenjat. Nëse keni një lidhje do jeni shumë sensualë me njëri-tjetrin dhe do ndiheni gati për të hedhur së bashku çdo lloj hapi. Gjatë orarit të punës partneri mundet t’iu bëjë edhe një surprizë që do ju mahnitë me të vërtetë shumë. Ju beqarët do kenë flirtime me disa persona, por ende nuk do jenë të bindur me cilin duan të vazhdojnë më tej. Në punë do përdorni gjithë forcën dhe energjinë që keni për të realizuar çdo projekt të programuar. Asgjë nuk do jetë e pamundur sot. Financat do arrini t’i menaxhoni me devotshmëri.
Shigjetari
Sot me shumë mundësi do dilni nga monotonia dhe do filloni ta programoni më ndryshe jetën. Nëse jeni në një lidhje sqarojini fillimisht disa keqkuptime që keni pasur që të mund të dashuroheni të qetë. Po patët besim te plotë tek njëri-tjetri do mund ta çoni marrëdhënien edhe më tej. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të ndryshuar statusin tuaj kështu që do preferoni t’i refuzoni disa ftesa që do ju bëhen. Sipas Dritare.net, në punë gjërat do fillojnë të normalizohen goxha. Do jeni shumë më aktivë dhe do tentoni edhe gjëra që dikur i mendonit si të pamundura. Me financat nuk do keni vështirësi, megjithatë pak vigjilencë nuk do ju bënte keq.
Bricjapi
Sot do jeni shumë të vendosur të mbroni territorin tuaj dhe për këtë gjë mund të bëni edhe sakrifica. Për ju të dashuruarit era do fryjë në favorin tuaj. Do dini mirë si ta organizoni ditën dhe do kaloni momente fantastike pranë të dashurit të zemrës. Ju beqarët nuk duhet gjithmonë të krahasoni një person që do iu joshe me partnerët e shoqeve tuaja sepse as ju nuk jeni si ato. Afrohuni me personin që do ju tërheqë më shumë me shikim të parë. Në punë do jeni më të vëmendshëm dhe nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Paratë do mbeten të mira falë këshillave të vyera të familjarëve.
Ujori
Nëse nuk doni të vuani sot, mos u tregoni shumë të ashpër as me veten as me të tjerët. Nëse keni një lidhje mundohuni t’i kaloni sa më lehtësisht problemet që do ju dalin dhe mos ndaloni së besuari tek partneri. Vështirësi të gjithë kalojnë, por lum ata që dinë të mbahen dhe nuk braktisin ata që kanë pranë. Ju beqarët nuk do jeni në humorin e duhur as për të joshur e as për të pranuar ftesa për njohje të reja. Në punë nga ana tjetër do keni dëshirë të jeni gjithë kohës në aksion dhe nuk do ndaleni edhe sikur të lodheni pafund. Kjo do sjellë arritje më të mëdha dhe për pasoje edhe përfitime financiare.
Peshqit
Sot nuk do jeni aspak ne humor dhe nuk do i duroni dot ata që do ju kundërshtojë ose që do mburren pa të drejtë. Ju të dashuruarit do flisni shumë hapur me partnerin për çdo gjë. Kjo do ju ndihmojë të sqaroheni për gjithçka dhe t’i kuptoni më mirë ndjenjat e njëri tjetrit. Nëse lidhja juaj është vërtet e fortë nga kjo ditë do nxiten edhe marrje vendimesh të mëdha. Ju beqarët nuk do bindeni nga askush që do ju vërtitet sot dhe do preferoni më mirë të qëndroni vetëm. Në punë do keni kundërshtime të shumta për projektet që po realizoni. Mos e lëshoni veten, por tregojuni atyre personave që gabohen. Në planin financiar do keni reflekse shumë të mira dhe do dini ta menaxhoni situatën në të mirën tuaj.
/dritare.net


Horoskopi ditor, e enjte 31 maj 2018




Horoskopi ditor, e hënë 28 maj 2018





Parashikimi i yjeve, 20 maj 2018

Parashikimi i yjeve, 18 maj 2018


Parashikimi i yjeve, 16 maj 2018

Parashikimi i yjeve, 15 maj 2018

Horoskopi 14 Maj 2018



Parashikimi i yjeve, 6 maj 2018
