KreuCelebrity

Jonida, Tayna dhe Eneda sonte “Asi nën mëngë”!

Drejtuesit e televizioneve shqiptare kane vendosur qe të shtunën ta bombardojnë me programe. Nëse ditët e tjera të javës ekranet nuk janë edhe aq të ‘pasur’, ndryshon puna kur bëhet fjalë për fundjavën, pasi strategjia duket se është e tillë; programet me audiencë më të lartë kanë kaluar të gjitha të shtunën, e disa edhe të dielën.

Çdo autor emisioni me siguri është në ethe, pasi gara për të fituar audiencën është e madhe dhe e pamëshirshme. Ndaj autorët duhet ta mendojnë mirë për të gjetur “kuajt e betejes” apo “asët nën mëngë”, në mënyrë që të triumfojnë mbi konkurrencën.

Sonte mbrëma do të jenë 3 këngëtare që do të “ndeshen” me njëra tjetrën, nga njëri ekran në tjetrin. Jonida Maliqi, Eneda Tarifa dhe reperja më in e momentit Tayna, do të jenë të ftuara në tre programe të ndryshme.


Jonida Maliqi do të jetë e ftuar në spektakin e humorit “Dublex” i cili starton në orën 20:00, dhe me siguri këngëtarja do të shfaqet rreth orës 21:00 ose pak më vonë kur kolegia e saj Eneda Tarifa do të jetë e ftuara e Rudinës në “Mos i fol shoferit” në Ora News.

Menjëherë me të mbaruar “Dublex” në ekranin e Tv Klan do të fillojë “Xing me Ermalin” që për puntatën e sotme ka menduar “Taynan” si kalë beteje për të marrë audiencën kah vetes në një kohë ku programi “Shiko kush luan” në Top Channel do të jetë në kulmin e vet.


Të shohim se cila prej 3 këngëtareve do t’ja rrisi më shumë shikueshmërinë emisioneve ku ato do të marrin pjesë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF