Frika e të folurit para një grupi është frika më e madhe e shumë njerëzve dhe si rezultat shumë njerëz I shmangin situatat e të folurit para një publiku të gjerë dhe kjo mund të ndikojë negativisht në karrierrën e tyre, duke reduktuar mundësitë për ngritje në detyrë ose duke ulur perceptimin e të tjerëve për kompetencat e tyre.
Ja disa sugjerime që mund t’ju ndihmojnë shumë për të kaluar frikën e të folurit në public.
Injorojeni këshillën e të tjerëve që ju thonë të qetësoheni. Së pari, kjo është e pamundur; një puls I shpejtë, frymëmarrje e çrregullt dhe duart e djersitura janë prova se nuk ka asnjë gjë të qetë rreth situatës që ju ndodheni. Së dyti nuk ka asnjë kuptim; një folës shumë I qetë do I vinte të gjithë në gjumë.
Ripërcaktoje: Shkencëtarët social dhe Asistent profesori I Harvard Business School Alison Wood Brooks rekomandon riinterpretimin e ankthit në një mëyrë më positive. Në një studim të kryer personat që thonin “Jam I emocionuar” kishin një performancë më të mirë se ata persona që mundoheshin të qetësoheshin. Mos harroni se frika është një emocion që ka nevojë për përshtatje të sjelljes.