KreuBusull

10 ide për dhurata për një mama mbi të dyzetat!

Duhet ta pranojmë se sa herë flasim për dhuratat, gjithmonë mendojmë se sa e vështirë është të gjesh perfekten. Fokusohemi fillimisht tek personi që duam të surprizojmë, më pas tek karakteristikat e tij të veçanta, e natyrisht, tek mosha. Ndër më të vështirat në këtë aspekt, janë nënat dhe kjo vetëm se dëshirojmë më të mirën për to.

A nuk e keni vënë re se duket sikur mamatë i kanë të gjitha? Ose të paktën kështu na kanë bërë të mendojmë. Imagjinata kufizohet disi në këtë drejtim, e gjithmonë e lëmë gjithçka për në moment të fundit. Kur bëhet fjalë për një mike apo të afërme, që prej vitesh kryen ‘detyrën’ e mëmësisë, përpiqemi të gjejmë balancën me asaj çka mund t’iu shërbejë dhe preferencat personale.

Kërkohet elegancë, përkujdesje ndaj detajeve, shumë shije, për ta surprizuar si duhet një nënë. Ne ju japim dhjetë sugjerime për nënat mbi të dyzetat, e ju premtojmë që do mbeten tejet të kënaqura!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF