KreuBusull

E trishtë! Gazetarja e CNN po humb betejën me kancerin: “Më duket se erdhi momenti”

Jeta ndonjëherë është një kurth i shëmtuar, kur fundi vjen në kohën kur ti mendon se tashmë i ke të gjitha dhe je gati për t’i shijuar!

Rachael Bland ishte duke parë djalin e saj 2-vjeçar teska po luante me një gomë të vjetër në fermën e tyre, kur zilja e telefonit i ndërpreu mendimet e shumta që i ‘vlonin’ në kokë. “Më vjen keq, nuk kam lajme të mira”, dëgjoi zërin teksa i fliste nga ana tjetër e linjës. Kanceri tani ishte bërë i pashërueshëm dhe fundi i tmerrshëm është afër.

Mendimi i parë dhe me shumë mundësi për momentin i vetmi për Rachael ishte Freddie i vogël, i cili vazhdonte të luante aty në fermën ku ato kishin vendosur të kalonin  një ditë të bukur, dhe kjo pamje ja copëtoi zemrën në mijëra copa 40-vjeçares.

Ajo nuk do ta shohë djalin e saj të rritet, ndaj mes mijëra mendimesh, frikërash, keqardhjesh, aty në momentin më të vështirë të jetës së saj, gazetarja e njohur e CNN mori vendimin për të shkruar një libër, për të birin. Një libër me kujtime, mendime, apo fjalë kushtuar atij, që kur të rritej Freddie, përmes faqeve të librit të gjentë aty nënën e tij…

“Është një mendim që e kam patur në kokë që kur u njoha me lajmin që kam kancer, por nuk kisha filluar ende t’i hidhja në letër mendimet e mia. Por tani pas telefonatës së tmerrshme nuk ka më kthim pas”; tregoi gazetarja për  The Sun. “Që prej prillit kam filluar të shkruaj librin. Dua që im bir të njohë personalitetin tim nëpërmjet faqeve që do shkruaj, e po ashtu të dëgjojë edhe zërin tim. Nuk e di edhe sa kohë më ka mbetur të jetoj, por kam shumë frikë se ai do të më harrojë”, ka thënë gazetarja rrëfimin e saj të ndjerë që ka prekur miliona zemra.

E ndërkohë që Rachael vijon të shkruajë librin, ajo ka vetëm një lutje; që të ketë kohë mjaftueshëm për të mbaruar ‘testamentin’ që ajo do t’i lërë të birit….

Ndërkohë vetëm pak orë më parë në llogarinë e saj në Instagram ajo ka shkruar statusin e tmerrshëm se I kanë mbetur vetëm fare pak ditë jetë, duke trishtuar pafund të njohur e të panjohur. “Ashtu siç ka thënë edhe legjendari Frank Sinatra ‘kam frikë se erdhi momenti miqt e mi’. Sapo m’u tha që më kanë mbetur edhe pak ditë jetë. Është kaq e pabesueshme. Faleminderit shumë për gjithë mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe. Nuk mund t’ju kthej të gjithëve përgjigje, por do të mundohem të lexoj çdo mesazh tuajin, #mirupafshim”; ka shkruar Rachael në rreshtat që askush nuk do të donte kurrë t’I lexonte. Duket se tashmë e vetmja gjë që mund të bëjmë të gjithë për të është të lutemi, të lutemi shumë…..

Burimi/ The Sun

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF