KreuBusull

Horoskopi ditor 31 gusht

Dashi

Mos mendoni se duke i manipuluar të tjerët për të realizuar ato që ju leverdisin, arrini të tregoni pushtet dhe mençuri. Të tjerët mund të jenë duke ju toleruar.

Demi

Ideja që nuk i keni shfrytëzuar deri në fund talentet tuaja, do t’ju bëjë të gatshëm të përfshiheni në një aktivitet që nuk e kishit menduar. Shijojeni!

Binjakët

Keni kohë që nuk meditoni për rrugën që po ju merr jeta, për ëndrrat tuaja, për mundësitë dhe ato që po ju pengojnë. Gjeni një vend të vetmuar dhe zhytuni në mendime.

Gaforrja

Një mik ose mikeshë e afërt do t’ju habisë pa masë sot me një vendim për të dalë nga mënyra si e keni njohur zakonisht. Do t’ju pëlqejë ky rol i ri i shoqërisë suaj.

Luani

Një udhëtim i shkurtër brenda për brenda vendit do t’jua ndryshojë plotësisht humorin. Mos e ndrydhni veten dhe bëni ato që dëshironi me zemër.

Virgjëresha

Familja po ju kërkon të jeni më të vëmendshëm në jetën e përditshme. Lërini mënjanë pyetjet që ju mundojnë zemrën dhe përqendrohuni te çështjet reale.

Peshorja

Ndonëse paratë nuk janë një problem për ju në këtë rast, bëni mirë të konsumoni më pak dhe të kurseni më shumë. E ardhmja nuk i dihet, ndaj mbani një as nën mëngë.

Akrepi

Dita e sotme është e gjitha rreth humanizmit. Jepni kontributin tuaj për ta bërë botën një vend më të mirë me çdo mundësi që ju jepet. Mos hezitoni të bëheni të dobishëm.

Shigjetari

Pavarësisht dëshirës suaj për të qëndruar larg çdo njeriu sot, nuk do të jeni në gjendje të bëni asgjë për këtë çështje. Pranoni praninë e të tjerëve dhe respektojini ata.

Bricjapi

Një problem brenda familjes ju ka shqetësuar pa masë. Jepni ndihmën tuaj dhe qëndroni pranë të tjerëve që të mos e përjetojnë shumë keq. Gjithçka do të kalojë.

Ujori

Asgjë në jetë nuk ndodh nëse ju nuk e lejoni atë t’ju shqetësojë dhe t’ju mundojë. Përqafoni lumturinë dhe gëzimin sot, e nesërmja është një mister, të cilin e skalitni ngadalë sot.

Peshqit

Një takim me njerëz shumë të rëndësishëm të karrierës suaj do të vërë në pikëpyetje disa vendime që keni marrë më parë, të cilat nuk do të ngjajnë shumë të zgjuar. Mbajeni situatën nën kontroll.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF