KreuBusull

Horoskopi ditor 15 gusht

 

Dashi

Ditë shumë e trazuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do shkoje ashtu siç e kishit menduar. Ne planin financiar duhet te luftoni fort për t’i zgjidhur sa më parë problemet që ju kanë dalë.

Demi

Do përjetoni kënaqësi të reja sot në jetën tuaj ne çift dhe për këtë arsye do ndiheni më se miri pranë atij që dashuroni. Çdo surprizë ai do e ketë menduar me maturi dhe kujdes. Beqaret do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë prej kohesh. Me financat tregohuni të matur.

Binjakët

Venusi premton një ditë të lumtur dhe të mbushur me emocione shpërthyese gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni deri në minutën e fundit sepse nuk do përsëriten shpesh çaste të tilla. Edhe për beqarët klima do jetë e ngrohtë dhe e përshtatshme për takime impresionuese.

Gaforrja

Do qëndroni me shumë kohë me atë që keni në krah sot dhe do flisni gjerë e gjatë edhe për disa tema delikate. Edhe ata që kanë kaluar një periudhë të tensionuar do ndihen me të qetë. Për beqaret do jetë një ditë plot ngjyra dhe risi. Shfrytëzojeni deri ne maksimum. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm me shpenzimet nëse nuk doni të keni probleme më vonë.

Luani

Lidhja juaj në çift do jetë më e bukur dhe më e vecçantë gjatë kësaj dite. Do shkoni nëpër vende të reja dhe do përjetoni ndjesi të papërshkrueshme. Beqarët do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje serioze dhe mjaft të bukur. Ne planin financiar do keni tronditje të vogla.

Virgjëresha

Pasioni do rindizet në çift gjatë kësaj dite. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do ndihen disi më të qetë dhe do i mendojnë gjërat me kujdes. Venusi do jetë planeti më i favorshëm për beqaret gjatë kësaj dite

Peshorja

Tregohuni më të vëmendshëm ndaj detajeve të vogla në jetën tuaj në çift sot sepse edhe ato kanë rëndësinë e tyre. Pritet që ndryshimet të jenë rrënjësore dhe për mirë. Beqarët nuk do tregohen aspak të hapur dhe sërish do mbeten vetëm. Financat mund te kenë ndonjë tronditje për shkak të disa shpenzimeve të nevojshme.

Akrepi

Do i jepni rëndësinë e duhur jetës tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe lidhja juaj do i kaloje te gjitha pengesat. Do ju duket sikur dashuroni me tepër se kurrë partnerin. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjitha premtimeve qe do ju bëjnë disa persona. Situata financiare do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat qe keni. Tregohuni sa me te kujdesshëm.

Bricjapi

Nëse jeni ne një lidhje duhet te bëni shume përpjekje sot për t’i qëndruar besnik personit qe keni ne krah. Të shumtë do jenë ata që do mundohen t’iu joshin dhe t’ju tërheqin pas vetes. Beqaret nga ana tjetër do i kenë të shumta mundësitë për takime. Ju mund t’ia dilni mbanë edhe me pak shpenzime.

Ujori

Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm të bëni gjithçka qe lidhja juaj të jetë emocionuese. Partneri nga ana e tij do ketë menduar t’iu surprizojë me një propozim interesant. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim të shpirtit binjak.

Peshqit

Dite e mbushur me risi kjo e sotmja për të dashuruarit. Ne çdo moment do përjetoni emocione te jashtëzakonshme dhe do ndiheni për mrekulli. Beqarët do joshin pa fund, por serish nuk do e gjejnë dot atë që kanë ëndërruar. Bëni durim!

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF