Në botë ekzistojnë disa princesha, të cilat nuk kanë famën e familjes mbretërore britanike, por që janë po aq të bukura, elegante dhe inteligjente sa Kate apo Meghan, ndoshta edhe më shumë.
Princeshë Victoria e Suedisë ishte pjesë e listës së princeshave më seksi në botë, publikuar nga revista Forbes në vitin 2010. Victoria është e martuar me princ Daniel Duka i Västergötland. Ajo ka lindur më 14 korrik 1977. Çifti mbretëror i Suedisë njihen gjithashtu si ‘çifti më seksi” në Europë.
Princesha Haya është një nga princeshat më të “vjetra” në moshë në këtë listë, por është ndër më të bukurat. Ajo është martuar me Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, nga Dubai dhe është vajza e Lt King Hussein I e Jordanit. Shumë elegante, bujare, inteligjente dhe sportiste. Është ndër princeshat më të talentuara, e cila numëron shumë arritje personale. Ajo është gjithashtu një ndër princeshat më me stil, një model frymëzimi për mijëra gra dhe vajza në botë.
Princeshë Alexandra e Luksemburgut
Princeshë Alexandra e Luksemburgut njihet për elegancën e saj. Ajo ka lindur në 16 shkurt 1991, vajza e Henrit, Duka i Luksemburgut dhe Maria Teresa, Dukesha e Madhe e Luksemburgut. Shpesh është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të stilit të saj të të veshurit të ngjashëm me dukeshën Kate Midlleton.
Princeshë Alexandra është shumë e zonja në not, ski, tenis dhe balet. Ajo ka zgjedhur që të mos jetë shumë aktive në botën e politikës.
Një princeshë e kohërave moderne. Princesha Charlene u lind më 25 janar 1978 dhe është e martuar me princin Albert II. Si një ish- notare olimpike, ajo gëzon forma perfekte trupire dhe është një nga gratë mbretërore më me shumë stil. Ajo gjithmonë ka qenë në mesin e princeshave më elegante në botë. E adhurueshme për trupin e saj të përsosur, fytyrën e ëmbël dhe zemërgjerësinë.
Një bukuri perfekte. Në vitin 2011, mbretëresha u rendit si bashkëshortja më e bukur (ose zonja e parë) në botë nga Harpers dhe Queen Magazine. Ajo ka lindur më 31 gusht 1970, nënë e katër fëmijëve. U martua me mbretin Abdullah bin al-Hussein më 10 qershor 1993. Është një nga gratë më progresive në rajonin e saj dhe është e njohur për punën e madhe në fushën e arsimit, shëndetit, fuqizimin e komunitetit, të rinjtë, dialogun ndër-kulturor mes vendeve dhe mikrofinancimit. Edhe vajzat e saj, janë po aq të bukura sa dhe ajo. Rania është e njohur për truin e saj të përsosur, stilin shumë të veçantë në të veshur.
Princesha Ameera Al Taweel e Arabisë Saudite
Ameera Al Taweel njihet për veprat e saj filantropike. Princesha Ameera Al Taweel është vajza e Aidan bin Nayef Al Taëeel. Përveç bukurisë, Ameera është cilësuar si një ndër femrat më të dëshiruara në botë. Është një nga gratë më të fuqishme në botën arabe. Në vitin 2012 ajo u nderua si ” Gruaja e Vitit”. E pasur, e bukur dhe shumë humane. Ameera Al Taweel ka luajtur një rol të rëndësishëm në fuqëzimin e figurës së gruas arabe.
Princesha Letizia e Spanjës
Princesha Letizia e Spanjës është një nga gratë më seksi në këtë listë. Princesha spanjolle është bashkëshortja e mbretit Felipe VI. Para martesës së saj, Letizia ishte një gazetare dhe një spikere lajmesh. Ajo ka raportuar shumë lajme të bujshme, si lufta e Irakut, sulmi terrorist i 11 shtatorit dhe rrjedhja e naftës nga fundosja e kamionëve të Prestigës në Spanjë. Elegante, e mrekullueshme dhe seksi.
Princesha Catherine Elizabeth Middleton ose Kate Middleton e Britanisë së Madhe
Është një nga princeshat më të famshme. Catherine Elizabeth është gruaja e Princeshës William, Duka i Kembrixhit. Ajo është e njohur për ndikimin e madh që ka tek masat për stilin e të veshurit i njohur si “Kate Middleton Effect”. Është zgjedhur si një nga “100 njerëzit më influencues në botë” nga revista Time. Në vitin 2008, Style.com e përzgjodhi atë si ikonën e bukurisë. Kate Middleton është e bukur, e zgjuar dhe seksi. Ajo është e njohur për këmbët e saj të bukura dhe trupin e përsosur.
Gjithmonë shumë e thjeshtë dhe elegante. Kate gjithashtu është e njohur edhe për veprat e saj bamirëse dhe donacionet e pafundme.
Princesha Charlotte Casiraghi e Monakos
E bukur, inteligjente, sportive dhe e seksi. Princesha Charlotte Casiraghi është vajza e Stefano Casiraghi dhe Caroline, Princesha e Hanoverit. Ajo ka lindur në Mote Carlo dhe është imazhi zyrtar i kompanisë Gucci në fushën e kozmetikës.
Ajo ka origjinë pak franceze, amerikane, italiane, monegaske, angleze, gjermane, meksikane, irlandeze dhe suedeze. Në të kaluarën, Princesha Charlotte Casiraghi u përfshi në sportet e kuajve dhe në gazetari. Është fotografuar shpesh në shfaqje të modës, ekspozita arti dhe ngjarje të kuajve. Në moshën 16 vjeç, u bë pjesë e listës së vajzave të reja më me influencë në botë, e ndërsa në 2016 në listën e princeshave të veshura më mirë përzgjedhur nga Vanity Fair.


Horoskopi ditor 14 gusht

Horoskopi ditor 13 gusht

Horoskopi ditor 12 gusht


Horoskopi ditor 10 gusht

Horoskopi ditor 9 gusht

Horoskopi ditor 8 gusht

Horoskopi ditor 7 gusht

Horoskopi ditor 6 gusht









