Dashi
Do të bini shumë në sy për shkak të intuitës tuaj, kreativitetit dhe reflekseve që keni. Në qoftë se keni mundësi është mirë të shkoni në një vend të qetë me personin që dashuroni.
Demi
Përgatituni, ju pret një ditë shumë intensive dhe impenjative. Por Mërkuri në shenjë është gjithmonë gati për t’ju mbështetur. Me prakticitetin tuaj dhe buon sensin do të arrini të shmangni çdo pengesë.
Binjakët
Hëna në shenjën e Akrepit ju bën shumë simpatikë dhe të ngrohtë në ambientin e punës. Klima me miqtë dhe me kolegët do të jetë shumë e këndshme, kështu edhe puna më e vështirë do të kalojë pa u ndier.
Gaforrja
Energjitë tuaja janë të kanalizuara shumë mirë, nuk do t’ju mungojnë aspak idetë dhe metodat për t’i realizuar ato. Mundohuni t’i shprehni partnerit atë që ndjeni, kjo sjell sqarimin e shumë paqartësive.
Luani
Në sfond duket se keni probleme të brendshme. Hëna dhe Mërkuri ju kanë vënë në mes, kjo ju bën shumë të ndjeshëm dhe pesimistë njëkohësisht. Mundohuni të mos mendoni shumë për gjëra pa rëndësi.
Virgjëresha
Meritoni sigurisht suksesin në shumë sfera të jetës tuaj që sidoqoftë nuk do të vonojnë. Por për të lehtësuar pak rrugën e suksesit tuaj, mundohuni të jini më i qetë. Kjo ju pengon të ecni përpara.
Peshorja
Duket një farë lëvizje nga ana financiare. Mund t’ju konkretizohen ide dhe projekte dhe perspektiva fitimesh, por vetëm me një kusht, të jeni shumë preçiz dhe korrektë. Dashuria në ditët më të mira.
Akrepi
Hëna kalimtare në shenjën tuaj bashkë me Mërkurin në kontrast, ju frymëzon me sjellje kritike dhe provokuese, që mund të krijojnë mosmarrëveshje me njerëzit që ju rrethojnë.
Shigjetari
Reagoni nga një ditë pak brilante duke u argëtuar, e çlodhur. Do të tërhiqeni shumë nga një person që do t’ju provokojë ndenjën e fajit kundrejt partnerit tuaj zyrtar. Mos ia tregoni askujt këtë.
Bricjapi
Është mirë të bëni një pauzë me punën dhe të dilni pak me miqtë, me të cilët mund të organizoni një mbrëmje të veçantë dhe të pasur me surpriza. Do të jeni shumë krenarë për partnerin dhe për jetën tuaj në çift.
Ujori
Këtë ditë parashikohet një nervozizëm që karakterizohet nga Hëna kundërshtare. Çështje praktike shumë të parëndësishme do t’ju bëjnë të ndryshoni programe dhe takime të rëndësishme.
Peshqit
Dita e sotme do t’ju buzëqeshë, qielli është gati për t’ju entuziazmuar dhe për t’ju bërë optimistë. Hëna në fakt do t’ju japë energjinë e duhur dhe do të favorizojë çështjet sentimentale dhe udhëtimet.

Horoskopi ditor 13 gusht

Horoskopi ditor 12 gusht


Horoskopi ditor 10 gusht

Horoskopi ditor 9 gusht

Horoskopi ditor 8 gusht

Horoskopi ditor 7 gusht

Horoskopi ditor 6 gusht











Horoskopi i ditës 21 korrik
