Pasi ka parë që shtëpia ku ata banonin është përfshirë nga zjarri, një grua në Kinë ka menduar vetëm se si të gjejë një mënyrë për të shpëtuar fëmijët e saj nga katastrofa. Ajo i ka hedhur dy fëmijët nga dritarja e katit të pestë ku ata banonin, pasi apartamenti u përpi nga flakët.
Djali 9 vjeç dhe vajza 3 vjeç janë shpëtuar nga fqinjët të cilët prisnin poshtë pallatit me dyshekë, në mënyrë që të vegjlit të mos lëndoheshin, pasi mesa duket e ëma ja ka bërë të ditur planin njerëzve duke komonikuar me ta nga dritarja. Incidenti ndodhi këtë mëngjes në Xuchang në provincën Henan të Kinës Qendrore. Një video tregon se si gruaja i hedh fëmijët një nga një nga dritarja dhe pasi ata u ulën në tokë fqinjët prisnin që të hidhej edhe nëna, por për fat të keq ajo nuk mundi dot të mblidhte forcat për t’u hedhur pasi kishte thithur shumë tym, duke bërë që të asfiksohet.
Pasi mbërritën zjarrfikësit e gjetën të shtrirë pa ndjenja në korridor dhe për fat të keq ajo vdiq më pas në spital.










Horoskopi i ditës 21 korrik




Horoskopi i ditës, 19 korrik



Horoskopi i ditës 18 korrik


